Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Në një pjesë të madhe të literaturës u është kushtuar pak vëmendje definimit të bizneseve familjare dhe shpjegimit të tyre si një lloj i vaçant i bizneseve, por në anën tjetër në kuadrin praktik dhe në tregun botëror këto forma të biznesit paraqesin formën më të vjetër të organizimit, dhe shumë nga kompanitë më të suksesëshme në botë vijnë nga po ky lloj i kompanive. Meqenëse disa nga kompanitë me rëndësi të madhe botërore si Walmart e Porsche, e shumë të tjera janë biznese familjare, atëherë cfarë roli ka ky lloj i organizimit të biznesit në ekonominë botërore.
A dallon mënyra e organizimit të biznesit dhe performanca e bizneseve familjare nga mënyra e organizimit dhe përformanca e bizneseve të rëndomta.
Në pjesën fillestare hulumtimi do të fokusohet në një përmbledhje të shkurtër të llojeve të bizneseve, mënyra se si definohen dhe si performojnë, në mënyre që të ketë një ndërlidhje te përshkrimi dhe definimi i bizneseve familjare më tutje, ku edhe vërëjmë një mos pajtueshmëri të autorëve në definimin e tyre, duke u bazuar në kompleksitetin e tyre si njësi biznesore, identifikimin e roleve apo pozitave të familjarëve në biznes dhe në përgjithësi mënyrën se si funksionojnë.
Në pjesën në vazhdim fokusi do të jetë në analizën më të detajuar të performancës së bizneseve në Kosovë duke bërë një krahasim direkt me të dhënat sekondare të analizuara nga literatura ndërkombëtare, mënyrën se si përformojnë çka i bënë të dallojnë, a i rrezistojnë rreziqeve të tregut, etj.
Pasi që nga hulumtimet e bëra dhe studimit e mëhershme për problemin apo çështjen aktuale nuk ekzistojnë informata të mjaftueshme për të pasur një konkludim rreth pyetjes hulumtuese, në rastin tonë është përzgjedhur studimi me qëllim eksplorimi (Exploratory Study) si strategji hulumtuese për të arritur tek rezultatet e dëshiruara. Studimet me qëllim eksplorimi kanë për qëllim të ofrojnë më shumë informata për natyrën e problemit. Për krijimin e një kornize teorike, janë përdorur të dhëna sekondare nga hulumtimet më të njohura vendore dhe ndërkombëtare.
Studimi ka për synim nxjerrjen e përceptimeve dhe analizimin e rezulateve të anketimeve të cilat vlerësojnë performancën e tyre dhe mënyren e funksionimit, këto rezultate do të krahasohen me formën e zakonshme të llojeve të njejta të bizneseve qofshin ato individuale apo korporata të cilat trajtohen në kuadrin teorik ndërkombetarë.
Pra studimi është i bazuar në të dhëna sekondare të mbledhura nga studime paraprake, të raportuara nga institucione vendore dhe ndërkombetare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1803
Recommended Citation
Xhaferi, Merisa, "ANALIZË MBI BIZNESET FAMILJARE SI DHE FUNKSIONIMIN DHE PERFORMANCËN E TYRE NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 1690.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1690