Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Second Advisor

Besa Jagxhiu

Language

Albanian

Abstract

Gjendja aktuale në fushën e menaxhimit dhe organizimit të ndërtimit në Kosovë nuk është në nivelin e duhur dhe aksidentet në fushën e ndërtimit vazhdojnë të rriten. Në Kosovë ka mungesë të hulumtimit nga kjo fushë dhe ende nuk është kuptuar mjaftueshëm rëndësia e saj, e cila lidhet në mënyrë direkte me sigurinë e jetës së njeriut, si dhe cilësinë e ndërtimit. Suksesi i një ndërtimi arrihet nëse ai ka përfunduar pa asnjë aksident, kohëzgjatja e punëve është realizuar sipas planit dinamik të paraparë dhe në fund ka sjellur një cilësi të dëshirueshme në tregun e ndërtimit.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizoj dhe vlerësoj menaxhimin dhe organizimin e punishteve në Kosovë. Si është gjendja e punishteve në Kosovë, cilat janë të metat dhe mangësitë? Si mund të bëhet përmirësimi i tyre në aspektin organizativ dhe menaxhues, ashtu që të ketë një ndërtim më cilësor, më të sigurt, me kohëzgjatje më të vogël, si dhe me kosto më të ulët? Ky studim tenton që të kontriboj në fushën e menaxhimit dhe organizimit të ndërtimit, ashtu që të kuptohet më mirë vlera dhe rëndësia e saj, e cila lidhet në mënyrë direkte me sigurinë e jetës së njeriut, me koston, kohën dhe cilësinë e ndërtimit.

Metodologjia hulumtuese që është përdorur në këtë studim përbëhet nga përmbledhja e literaturës, analiza dhe vlerësimi i disa punishteve ekzistuese në Kosovë, si dhe intervistat me profesionist të fushës. Në fund janë dhënë disa rekomandime për menaxhimin dhe organizimin e punishteve sipas rregullave dhe standardeve përkatëse.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.404

Included in

Engineering Commons

Share

COinS