Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Albulena Ukimeraj

Language

Albanian

Abstract

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për të cilat, sot, në kohët moderne flitet shumë, në fakt burojnë fillimisht nga të drejtat e fëmijëve. Në legjislacionin penal të Kosovës trajtimit të fëmijëve të cilët bien në konflikt me ligjin i kushtohet kujdes i posaçëm, duke miratuar një ligj të veçantë Kodin e drejtësisë për të mitur në vitin 2010, dispozitat e të cilit rregullojnë të gjitha çështjet e drejtësisë për të mitur. Kodi i drejtësisë rregullon trajtimin e të miturit si kryerës i veprës penale, fëmijës dhe të miturit si pjesëmarrës në procedurë, e cila bazohet në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke marrë parasysh interesat më të mira të të miturve, duke marrë parasysh pjeku-rinë e tyre, nivelin e zhvillimit, aftësive dhe veçorive personale, si dhe peshën e veprës, me qëllim të rehabilitimin dhe riintegrimin e të tyre shoqëror (Vartion, 2007). Parandalimi i kriminalitetit tek të miturit është një pjesë thelbësore e parandalimit të krimit në shoqëri. Kjo arrihet, duke e përfshirë të miturin në veprimtari të ligjshme dhe në dobi të shoqërisë. Qëllimi i burgimit për të mitur është që të kontribuohet në rehabilitimin dhe në zhvillimin e kryerësit tëmitur, veçanërisht në edukimin e të miturit, edukimin e specializuar, zhvillimin e aftësive profesionale dhenë zhvillimin e duhur personal (Elezi, 2017). Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet të ndikojë pozitivisht në të miturinpërmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për ta parandaluar recidivizmin. Gjykata mund të shqiptojëdënimin me burgim për të mitur ndaj kryerësit të mitur i cili e ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet dhe ka kryer vepër penale të dënueshme me mbi pesë (5) vite burgim, në rastet kur shqiptimi imasës edukative nuk do të ishte adekuat për shkak të peshës së veprës penale, pasojave të saj dheshkallës së përgjegjësisë penale. Të miturit e dënuar në qendrën korrektuese qëndrojnë në një pavion të tipit të mbyllur, të ndarë në kateme të miturit e paraburgosur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2446

Included in

Law Commons

Share

COinS