Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Në rrjetin kompjuterik, bartja e të dhënave bazohet në protokolin e rrugetimit i cili zgjedh rruget më të mira në mes të dy nodave. Llojet e ndryshme të protokoleve të rrugetimit aplikohen në mjedise specifike të rrjetit. Tri tipet më të përdorura të protokolit të rrugetimit zgjidhen sipas modeleve simuluse: RIP, OSPF dhe EIGRP. RIP(Routing Information Protocol) është njëri nga protokolet rrugetuese më të vjetra që është akoma në shërbim. Numri i hapava ësht sistemi metrik që RIP e përdor dhe limiti i hapave e përkufizon madhsin e rrjetit që RIP mund ta përkrah. OSPF(Open shortest path first) është IGP-ja më e përdorur në rrjete të mëdha. OSPF bazohet në SPF(Shortest path first) algoritmin i cili përdoret për të kalkuluar rrugën më të shkurter tek secili nod. EIGRP(Enhanced Interior Gateway Routing Protocol) është protokoli rrugetues kryesor i Cisco bazuar në Algoritmin Deffusing Update. EIGRP ka rrugetimin më të shpejt në krahasim me tri protokolet që jemi duke i testuar.

Përshkrim më i detajuar i këtyre tri protokoleve rrugetuese do të përfshihet më vonë. Qëllimi ynë është të analizojmë përformancen e këtyre tri protokoleve duke përfshir konvergjencen e rruges, konvergjencen e kohëzgjatjes dhe vonesen end-to-end. Sipas konvergjencës mund të shohim cilat protokole janë më të përshtatshme për madhësi dhe tipe të ndryshme të rrjetave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2453

Share

COinS