Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Dafina Gexha

Language

Albanian

Abstract

Gjatë punimit të kësaj teme, kemi ardhur në përfundim se shëndeti i pacientëve e posaçërisht kur kanë të bëjnë me djegie tek fëmijët është shumë i rëndësishëm . Një djegie është një lloj i lëndimit të lëkurës ose indeve të tjera, të shkaktuara nga nxehtësia,të ftohtit, energjia elektrike, kimikatet. Shumica e diegieve janë për shkak të nxehtësisë nga lëngjet e nxehta ,të ngurta ose zjarri. Trajtimi i lëndimeve me të djegura është i nderlikuar. Dëmtimet e vogla mund të trajtohen edhe në kushte shtëpiake .Dëmtimet e rënda kërkojnë trajtim në qendra të posaçme për të lehtësuar pasojat. Kujdesi ndaj pacientëve me djegie në vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm ku pacientët i mbijetojnë edhe dëmtimeve masive.

Në bazë të hulumtimit nga statistikat në QKUK, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekosnstruktive, pacientët së pari janë diagnostifikuar me analizat e nevojshme laboratorike dhe egzaminime specifike si: pastrim i plagës së djegur në mënyrë retrospektive u trajtuan 70 pacient fëmijë ku prej tyre 39 ishin të gjinisë mashkullore dhe, 31 të gjinisë femërore .

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2530

Included in

Nursing Commons

Share

COinS