Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Leukemia është sëmundje e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre. Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave të gjakut. Sëmundja fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e kujdesit infermieror tek pacientët. Prandaj, leukemia si sëmundje serioze kërkon një përkushtim maksimal nga pacientët, stafi mjekësor, familjarët dhe shoqëria në përgjithësi. Përmes këtij punimi gjithashtu lexuesit mund të informohen për ecurinë e sëmundjes, si duhet të ofrohet kujdesi infermieror për këta pacientë dhe shpeshtësin e sëmundjes në vendin tonë. Të dhënat në këtë hulumtim janë marrë nga protokoli (libri i regjistrit) të Klinikës së Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës- Prishtinë, për periudhën 2017 deri 2019.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2457
Recommended Citation
Muhaxheri, Leonora, "LEUKEMIA DHE RËNDËSIA E KUJDESIT INFERMIEROR NË KUALITETIN E TRAJTIMIT TË PACIENTËVE ME KËTË SËMUNDJE" (2020). Theses and Dissertations. 1955.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1955