Date of Award

Summer 8-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Egzona Osmanaj

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i punimit është të shqyrtojë fitimin e pronësisë nëpërmjet trashëgimisë, duke analizuar kuadrin ligjor vendas në fushën e pronësisë dhe trashëgimisë. Punimi gjithashtu ka për qëllim edhe trajtimin në aspektin praktike të çëshjteve të ndryshme që ndërlidhen më të drejtën trashëgimore dhe idenfikimin e shkaqeve apo faktorëve që i pengojnë trashëgimtarët femra të realizojnë të drejtën e tyre trashëgimore. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë siguruar nga hulumtimi i kryer më përdorimin e pyetësorëve. Pyetësorët janë dërguar tek 400 individë sipas zgjedhjes rastësore dhe probabilitare. Gjatë punimit janë parashtruar kater pyetje kërkimore:

1.Cili është kuadri ligjore në Kosovë në fushën e pronësisë dhe trashëgimisë?

2.Sa ka ndikim sot e drejta zakonore në shoqërinë tone, në veqanti kur bëhet fjalë për të drejtën pronësore-trashëgimore të gruas;

3.Cilat janë bazat juridike të thirrjes në trashëgim në Kosovë?

4.Kush janë trashëgimtarët ligjorë dhe si rregulohet radha e thirrjes së tyre në trashëgim? Punimi është trajtuar në këndveshtrime të ndryshme.

Pjesa e parë e punimit shqyrtonë kornizën ligjorë kosovare në fushën e pronësisë, më ç’rast analizohen mënyrat e fitimit të pronësisë të njohura sipas ligjit vendas. Pjesa e dytë e punimit trajton çështjet më kryesore që ndërlidhen më të drejtën trashëgimore. Ndërsa, pjesa e tretë e punimit i kushtohet analizës së të dhënave të nxjerra nga pyetësori.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2452

Included in

Law Commons

Share

COinS