Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
IoT është një teknologji me një potencial, impakt dhe rritje të jashtzakonshme. Sot, prodhimi momental i të dhënave nga paisjet teknologjike llogaritet të jetë rreth 2.5 quintillion bytes gjdo ditë. Për të pasur një kuptim më figurativ, 2.5 quntillion cent në monedha do të mbulonin sipërfaqën e globit për rreth 5 herë nëse token do ta përcaktonim si të sheshtë. Sipas hulumtimeve të fundit, deri në vitin 2025 diku rreth 41.6-miliard paisje IoT do të jenë online si dhe 30 % e të gjitha të dhënave do të duhen të procesohen në real-time. Hakerët shpesh fitojnë qasje në pajisje fundore si routers dhe switches, duke shfrytëzuar dobësitë e këtyre sistemeve. Paisje të tjera si termostati, zilja e derës apo kamerat e sigurisë gjithashtu janë të rrezikuara. Qëllimi i këtij punimi ka qenë që të bëhet një studim mbi integrimin e Blockchain teknologjisë në sistemet e sigruisë së IoT paisjeve. Më e rëndësishme, do të diskutojmë mbi impaktin e teknologjisë së Blockchain (BC) si njëra ndër teknologjitë e cila mundë të ofrojë zgjidhje për disa nga problemet e sigurisë. Studimi është bazuar në hulumtimin e materialeve online rrespektivisht e ndikuar nga botimet prej profesionisteve të sigurisë informative, gjithashtu dhe nga analizimi i të dhënava, trendeve dhe statistikave të fundit. Rezultatet e këtij studimi paraqesin nevojën imediate dhe të vazhdueshme për të ndërmarrë masa në mënyre që paisjet të cilat i përdorim të jenë më të sigurta. Mbi të gjitha, bëhet e qartë që teknologjitë e ndryshme mundë të bashkohen dhe të hapin horizonte të reja. Në fund, ky studim përpos aspekteve pozitive gjithashtu shtjellon disa nga mangësitë me te cilat paraqiten.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2273
Recommended Citation
Murati, Arber, "IOT SECURITY WITH BLOCKCHAIN SOLUTION" (2020). Theses and Dissertations. 1598.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1598