Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Planifikimi hapësinor është një term që i referohet teknikave dhe proceseve politike që ndiqen, kryesisht nga sektori publik, për të ndikuar në shpërndarjen e popullatës dhe aktiviteteve në një hapësirë gjeografike që mund të jetë e shkallëve të ndryshme.
I përkufizuar si i tillë ky term është më i gjerë dhe përfshin të gjitha shkallët e mundëshme gjeografike, planifimin urban, rajonal apo ndërshtetëror/ndërkombëtar. Sistemet e planifikimit hapësinor në botë janë të shumta e të ndryshme.
Planifikimi urban është nderlidhje midis analizës, arkitekturës dhe dizajnit urban, pra planifikimi urban mund të përfshijë më shumë se një fushë, që do të thotë është veprim shumësektorial dhe në këtë kuptim involvon shumë akrerë në proces, siç janë: pronarët, shfrytëzuesit, agjencitë shtetërore, etj.
Urbanistika është studimi dhe teoria e ndërtimit dhe pajisjes me shërbime të qyteteve ose kulturave kryesisht urbane.
Fjala urbanizëm e ka prejardhjen nga fjala latine urbs,që do të thotë qytet. Ështe shkenca e cila merret me territoret banuara. Merret me rregullimin dhe shfrytëzimin e territorit, si veprimtari shkencore pasi që ka llogaritje dhe analiza.
Blloku urban i kontribon zhivillimit të karakterit të përgjithshëm të zonës urbane, mënyrës së formësimit të saj, si dhe transformimit dhe zgjerimit të mëtejmë në aspektin e organizimit hapësinorë dhe karakteristikave sociale. Blloku urban krijon kushte specifike të punës dhe jetës në zonën e caktuar urbane.
Në rritjen e vlerës së bllokut urban ndikojnë edhe ndërtesat dhe elementet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e arkitektonike. Industria dhe trafiku i dendur afër bllokut e ulin kualitetin funksional të tij.
Shumellojshmëria funksionale e bllokut urban do të ndikojë në kompaktësinë e njerësve që jetojnë aty dhe në zhvillimin e sensit të komunintetit dhe aspekteve të tjera si: jetës, kulturës , shprehive, traditës, etj.
Blloku urban që ka ndërlidhje të mire me blloqet e tjera, konsiderohet si hapësirë që ndikon ne homogjenitetin e rrethinës më të gjerë, pranë zones urbane apo të qytetit në tërësi.
Një bllok i qytetit, bllok urban ose thjeshtë blloku është një element qendror i planifikimit urban dhe dizajnit urban.
Blloku i qytetit është zona më e vogël që është e rrethuar me rrugë. Blloqet e qytetit janë hapësira për ndërtesa brenda modelit rrugor të njëë qyteti dhe formojnë njësinë bazë të pëlhurave urbane të një qyteti.
Shumica e qyteteve përbëhen nga një numër i madh ose më i vogël i mashësive dhe formave të blloqeve urbane.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2358
Recommended Citation
Murseli, Edona, "PLANIFIKIM URBAN - BLLOK URBAN I BANIMIT KOLEKTIV" (2020). Theses and Dissertations. 1770.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1770