Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Rrjedhja e natyrës, mos ndalimi i saj, gjithmonë do të na lejon që të hapim vetëm, të qetësohemi dhe të ndjejmë atë çka kemi përreth. Tema e shtjelluar ka për qëllim një hapësirë ku do ti shërben njeriut të ik nga ajo që kërkon çdo ditë, nga dinamika, monotonia dhe rutina e jetës. Stresi të lirohet, kreativiteti të zhvillohet dhe argëtimi të vije në pah. Objekti është projektuar me destinim të hotelit malor. Ky objekt do të jetë në kontakt me natyrën dhe njeriu do të jetë në kontakt me objektin. Mundësia që ofron objekti është që njeriu të përqafoj hapur natyrën edhe kur është në hapësirë të brendshme. Pra natyra do të rrjedh në objekt lirshëm dhe do ta pagëzoj objektin në stilin organik. Objekti do të balancohet, shkrihet me natyrën dhe rrethinën e saj, duke i shërbyer asaj dhe materialeve që përbëhen në të. Përparësi tjetër janë dhe vizurat. Duhet të ceki që përballë hotelit dhe si vizurë kryesore gjindet Guri i Diellit i shtrëmbëruar më vonë nga greko-sllavët në “Dellos” prej fshatit Dellos. Ky gur ka qenë burimi kryesor i inspirimit tim të zgjedhjes së lokacionin për hotelin malor, pasiqë ka një histori mjaftë të rëndësishme dhe të lashtë që ka të bëjë me gjenealogjinë etinike të vërtetë të kombit pellazgo-iliro-shqiptar, ku thuhet që Guri i Diellit nuk është natyror por është i ndërtuar nga ilirët dhe ka mbetur ashtu prej shekuj. Thuhet që atje lart në 1637 m lartësi ka qenë një qytet ilir shumë i zhvilluar në epokën e kaluar dhe ky gur shërbeu si orë diellore për ta. Kjo lirshem mund të vrehet pasiqë në çdo kohë ky gur bënë hije të plotë që nga lindja e deri në perendim të diellit. Pra nga hoteli jo vetëm që do të ketë pamje frymëzuese po gjithashtu njeriu do përjetoj dhe historinë. Gjithashtu nga ai lokacion vërehen shumë pika malore ku ndër to janë mali i Lubotenit dhe ai i Pashallorës ku do të kenë një rol shumë të madh të atraksionit në lokacion.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2507

Included in

Architecture Commons

Share

COinS