Date of Award

Spring 5-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e informacionit përfshinë të gjitha llojet e teknologjisë së përdorur për shkëmbimin, ruajtjen, përdorimin ose krijimin e informacionit. Teknologjia e informacionit përfiton nga bota e biznesit duke lejuar organizatat të punojnë në mënyrë më efikase dhe maksimizojnë produktivitetin. Komunikimi më i shpejtë, ruajtja elektronike dhe mbrojtja e të dhënave janë përparësi që teknologjia informative mund të ketë në ndërmarrjen tuaj. Siguria dhe privatësia e atyre të dhënave ka rëndësi jashtzakonisht të madhe, sidomos në ditët e sotme, ku siguria dhe privatësia mund të cenohen mjaft lehtë.

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rëndësinë që ka siguria dhe privatësia në shfrytëzimin e internetit.

Fillimisht qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka qënë informimi rreth pikave kryesore të sigurisë për të mbrojtur punën e një organizate. Duke filluar nga siguria fizike, siguria e personelit, siguria e rrjetit e të tjera.

Përmes këtij hulumtimi, është trajtuar çështja e rreziqeve të sigurisë së informacionit si dhe menaxhimi i tyre, duke përfshirë identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e rrezikut.

Si pikë tjeter kryesore në pjesën e fundit do të jenë krimet kibernetike dhe forenzika dixhitale, ku do të shqyrtohen fushat në të cilat po gjen aplikim forenzika.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2504

Share

COinS