Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Hyrie Koraqi
Language
Albania
Abstract
Në shumicën e vendeve të zhvilluara, rregullorja e sigurisë ushqimore është përqendruar në vendosjen e standardeve që specifikojnë se si duhet të prodhohen produktet ushqimore dhe nivelin e tyre përfundimtar të sigurisë. Siguria e ushqimit dhe mbrojtja e konsumatorit janë detyra të rëndësishme të disa organizatave ndërkombëtare, të tilla si Codex Alimentarius dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve që veprojnë sipas rregullave të WTO, WHO dhe FAO. Përsëritja e çështjeve që lidhen me përhapjen e ushqimit të dëmshëm për shëndetin, rastet e kontaminimit të ushqimit, shfaqjen e sëmundjeve të reja lidhur me ushqimit dhe ndotja e ekosistemeve nga substancë të huaja të cilat rezultojnë në ndotjen e zinxhirit ushqimor për shkak të ndotjes së mjedisit, ka një efekt të rëndësishëm në sjelljen e konsumatorëve në tregun e ushqimit. Qëllimi i këtij studimi ka qenë identifikimi i njohurive të konsumatorëve rreth sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore, faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e një produkti ushqimor si dhe elementet që konsumatorët i konsiderojnë si përfaqësues të një produkti ushqimor të sigurtë dhe cilësor. Të dhënat primare në këtë studim janë mbledhur nga intervistimi i 188 të anketuarve me anë të pyetësorëve online në aplikacionin Google Forms. Gjatë këtij studimi, do të informoheni rreth konceptit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, mjeteve që përdoren për identifikimin e nevojave të konsumatorëve si dhe për raportin se si qëndrojnë konsumatorët në territorin e Kosovës krahas informacioneve rreth sigurisë dhe cilësisë ushqimore që ata kanë. Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programi MS Excel.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.14
Recommended Citation
Neziri, Liridona, "Cilësia dhe siguria e ushqimit nga këndvështrimi i konsumatorit në Kosovë" (2020). Theses and Dissertations. 22.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/22