Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Zijadin Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Përpunimi digjital i imazhit është një fushë e një zhvillimi shumë të shpejtë dhe me një zbatim të gjerë në shumë fusha. Është e natyrshme që çdo fushë synon të ketë imazhe me rezolucion sa më të mirë si dhe një shpejtësi sa më të madhe të procesimit e që kjo gjithnjë mbetet një sfidë me avancimin e teknologjisë. Shpesh imazhet të cilat i marrim qoftë ato radiografike, satelitore apo edhe ato nga radarët meteorologjike nuk kanë një qartësi apo pamje të mirë, kualiteti i tyre ndikohet shumë edhe nga performancat e pajisjeve si dhe shtresat e shumta në atmosferë. Si rezultat i këtyre faktorëve mund të humbim në kontrastin dhe mprehtësinë e imazhit e të cilat manifestohen edhe me turbullirë, deformime gjeometrike etj. Në raste specifike nganjëherë është e nevojshme që të analizohet vetëm një pjesë e atij imazhi ku me anë të metodave të cilat janë përdorur në këtë punim është mundësuar përmirësimi i zonës së dëshiruar në llogari të zonave pa interes.
Prandaj mund të themi se pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe mënyrave të shumta të filtrimit të imazheve kërkesa për komprimimin e informacionit është e pashmangshme. Meqë për filtrimin dhe restaurimin e imazheve sot ekzistojnë mënyra të shumta, ne në këtë punim kemi përzgjedhur që këtë proces ta bëjmë nëpërmjet Matlab. Prandaj duke arritur që këto imazhe ti paraqesim në Matlab është mundësuar kombinimi, përshtatja gjeometrike, analiza si dhe filtrimi i atyre imazheve e që përfundimisht është arritur përfitimi i një pamje më të mirë dhe më kualitative.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2501
Recommended Citation
Gashi, Remzi, "TRANSFORMIMI DHE FILTRIMI I IMAZHEVE NE RADIOGRAFI, SATELITE DHE RADARE METEOROLOGJIKE" (2020). Theses and Dissertations. 1969.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1969