Date of Award

Fall 11-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar departamentin e burimeve njerëzore. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të pavarura, të cilat punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i inovacioneve, mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe konkurrenca. Menaxhimi i burimeve njerëzore përfshin zhvillimin dhe administrimin e programeve që janë krijuar për të rritur efektivitetin e një organizate ose biznesi. Ai përfshin të gjithë spektrin e krijimit, menaxhimit dhe kultivimit të marrëdhënieve punëdhënës-punonjës. Menaxhimi i burimeve njerëzore merret me planifikimin e fuqisë punëtore dhe aktivitetet e lidhura me zhvillimin në një organizatë. Padyshim që është ajo degë e menaxhimit ku etika ka vërtet rëndësi, pasi ajo ka të bëjë me çështjet njerëzore posaçërisht ato të kompensimit, zhvillimit, marrëdhënieve industriale dhe çështjeve të shëndetit dhe sigurisë. Qëllimi i këtij punimi është qe te identifikohet roli dhe rëndësia e burimeve njerëzore ne afarizmin pozitiv te ndërmarrjes. Burimet njerëzore janë faktor determinues ne aktivitetin e ndërmarrjes, asnjë pajisje tekniko-teknologjike dhe asnjë proces sa do mire i sofistikuar te jete nuk mund te lëviz pa faktorin njeri, prandaj qëllimi i identifikimit te nevojave për staf ne ndërmarrje dhe vendosja e njeriut te duhur ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur janë determinante dhe te domosdoshme për funksionimin e suksesshëm te ndërmarrjes. Konkretisht në këtë punim do të ndalemi tek Etika si sfida kryesore në menaxhimin e burimeve njerëzore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2590

Share

COinS