Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Linda Carkaxhiu-Huseyin

Language

Albanian

Abstract

Hipertensioni është një problem serioz me ndikime të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Ai është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike që është parë në shërbimin shëndetësorë parësor.

Qëllimi i hulumtimit: Përmes këtij hulumtimi, lexuesit do të mësojnë se sa është i përhapur Hipertensioni në rajonin e Ferizajit, shkaktarët e tyre, mosha dhe gjinia më e prekur si dhe me sa lloje antihipertenzivësh trajtohen këta pacientë

Metodologjia e punimit: Të dhënat për këtë punim janë marrur nga arkiva e Spitalit rajonal të Ferizajit përkatësisht në repartin e Internos për periudhën Janar deri Nëntor 2019. Është përdorur metoda sasiore.

Rezultatet: Sipas të dhënave statistikore të mbledhura në repartin e internos për periudhën Janar- Nëntor 2019 33% e pacientëve rezultojnë të jenë me Hipertenison arterial. Prej tyre, paciente te gjinise femrore jane 69%, ndersa te gjinise mashkullore jane 31%. Pacientet me Hipertension kerkojne ndihme mjekesore me se shumti gjate muajve; Mars 10.5%, Prill 10.9%, Shtator 10.9% dhe Tetor 10.5%. Sipas vendbanimit 60% të pacientëve të prekur me HTA jetojnë në fshatra ndërsa 40% në qytet. Sa I perket terapise, 31.8% trajtohen me nje antihipertenziv oral, 40.4% trajtohen me dy antihipertenziv oral dhe 27.7% trajtohen me tre antihipertenziv oral.

Konkluzionet: Gjinia më e prekur me Hipertension është ajo femërore, pacientët i përkasin moshës 25-88 vjec por mosha më e prekur rezulon të jetë një moshë relativisht e shtyer 59-80vjec, muajt më të atakuar me këtë sëmundje janë Mars, Prill, Shtator dhe Tetor, ndersa sipas vendbanimit me teper se gjysma e pacientëve të prekur me HTA jetojnë në fshatra. Pjesa me e madhe e pacienteve me Hipertension trajtohen me dy antihipertenziv oral.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2529

Included in

Nursing Commons

Share

COinS