Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Emine Devolli Disha

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i kësaj teme është të japë sado pak ndihmë në ngritjen e nivelit të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popullatës lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Duke e vlerësuar nivelin aktual të njohurive tek gjinia femërore, do japim rekomandime për mundësitë e ngritjes së nivelit të njohurive të popullatës tek autoritetet relevante shëndetësore.

Metodat e vlerësimit të gjendjes së gjinjëve mbështeten duke filluar në grumbullimin e të dhënave anamnestike, vetëkzaminimi i gjinjeve, ekzaminimi klinik, ku merr pjesë edhe inspeksioni dhe palpimi, pastaj vazhdohet me metodat imazherike si ekzaminimi me ultratingull i gjinjeve, mamografia, rezonanca magetike (MRI), citologjia aspirative, core biopsia dhe biopsia. Nëse është diagnostikuar kanceri i gjirit, duhet të bëhet investigimi i fazës për vlerësimin e sëmundjes metastatike. Varësisht nga nevojat dhe politikat individuale të spitaleve, duhet të kërkohen: analizat e gjakut, rëntgen i kraharorit, scintigrafia, trajtimi hormonal, ultratingull i abdomenit ose tomografi e kompjuterizuar (CT) apo MRI. Vazhdohet me vlerësimin e stadit të kancerit të gjirit, ku patologu është përgjegjës për raportimin e gjetjeve histologjike. Rezultatet duhet të diskutohen në takimin e ekipit multidisiplinar. Anëtarët kryesorë të këtij ekipi duhet të përfshijnë: Patologun, Radiologun, Kirurgun Torakal, Onkologun. Mjekimi i kancerit të gjirit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe mbështetet në intervenimin kirurgjik, kimioterapia, radioterapia, hormonoterapia dhe target terapia.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2540

Included in

Nursing Commons

Share

COinS