Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë diplome ka për qëllim hulumtimin e diabetit, tipet e tij, por me theks të veçantë plagët ulcerative të cilat i jep diabeti dhe ndryshimet që i shkakton në lëkurë. Në këtë punim, jemi munduar që të përmbledhim disa nga pikat më kryesore që kanë të bëjnë me diabetin.
Së pari sqarohet se çfarë është diabeti, historiku i diabetit, ndërtimi i pankreasit, llojet e diabetit, pastaj vazhdohet me shpjegimin e ndërlikimeve më të shpeshta që i jep diabeti si: nefropatinë, retinopatinë, neuropatinë, arteriopatinë, tensionin arterial, e deri te ndërlikimet e mëdha, siç janë: gangrena dhe këmba diabetike. Rëndësi e veçantë i është kushtuar rolit të infermierit/es, që jep udhëzime se si duhet të kujdeset një infermier me pacientë diabetikë, duke marrë masa preventive, si planifikimin e të ushqyerjes (nutricionit), të kujdesurit për mukozën dhe lëkurën, syve, sistemit kardiovaskular dhe neuromuskular, në mënyrë që të pengohen ndërlikimet e mëdha të diabetit.
Eshtë bërë hulumtimi në 28 pacientë që janë intervistuar me anë të pyetësorëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Departamentin e Kirurgjisë Vaskulare, ku të dhënat e mbledhura janë përmbledhur duke nxjerrë në pah rezultatet që i kemi paraqitur në grafikone dhe tabela, erëndësi u është dhënëpacientëve me tipin II, pasi ata kanë ndërlikime më të theskuara të diabetit, si këmba diabetike dhe gangrena. Duke u bazuar në rezultatet e hulumtimit, vërehet se ka një progres të kësaj sëmundjeje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2497
Recommended Citation
Kastrati, Qëndresa, "PLAGËT ULCERATIVE TË DIABETIT NË LËKURË DHE TRAJTIMI I TYRE - ROLI I INFERMIERES" (2020). Theses and Dissertations. 1974.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1974