Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Leonora Zogaj

Abstract

Obeziteti në fëmijëri konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për shekullin e 21-të.

Obeziteti karakterizohet nga depozitimi i tepruar i masës dhjamore në trup dhe zakonisht përkufizohet si Indeksi i Masës Trupore (BMI) ose indeksi Quetelet. BMI-ja është përdorur përgjithësisht nëpër studime epidemiologjike. Megjithëse BMI-ja është një metodë shumë e përdorur për të përkufizuar obezitetin, është e nevojshme të kihet parasysh që pika e përcaktimit, është në funksion të disa kategorive dhe se ndonjëherë ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

Qëllimi i këtij studimi është të masë tendencat e mbipeshës dhe obezitetit mes fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në dy spitale rajonale në Kosovë për të marrë informacione më të sakta mbi përhapjen e kësaj epidemie dhe, në bazë të kësaj, për të bërë përpjekje për ta ndryshuar atë.

Gjithsej janë analizuar 56 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Pjesëmarrja në studim e fëmijëve të grupmoshës 0-2 vjeç është 40 fëmijë (71.43%), ku 22 prej tyre janë djem (55%) dhe 18 vajza (45%). Pjesëmarrja e fëmijëve të grupmoshës 3-6 vjeç është 11 fëmijë (19.64%), ku 6 prej tyre janë djem (54.55%) dhe 5 vajza (45.45%), pjesëmarrja e fëmijëve të grupmoshës 7-10 vjeç është 4 fëmijë (7.14%), ku 1 prej tyre është djalë (25%) dhe 3 vajza (75%), dhe pjesëmarrja e fëmijëve të grupmoshës mbi 10 vjeç është 1 fëmijë (1.79%) e cila është vajzë (100%).

Nga mostra e përgjithshme, rezulton që 9 fëmijë (16.07%) janë nënpeshë, kurse 7 fëmijë (12.5%) mbipeshë dhe 12 (21.43%) obezë. Vërehet që 50% e fëmijëve janë me peshë të shëndetshme kurse 50% të tjerë devijojnë nga pesha normale për moshën. Pra, jo vetëm mbipesha dhe obeziteti janë të pranishme por gjithashtu dhe nënpesha, koncepte që lidhen me kequshqyerjen në përgjithësi.

Parandalimi është mënyra me raportin më të mirë kosto-përfitim për kontrollin e mbipeshës dhe obezitetit në moshën pediatrike, e në të ardhmen, në moshën adulte. Parandalimi mund të arrihet nëpërmjet ndërhyrjesh të ndryshme që kanë si target: mjedisin, aktivitetin fizik dhe dietën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2348

Included in

Nursing Commons

Share

COinS