Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Energy Efficiency Engineering
First Advisor
Vehbi Sofiu
Language
Albanian
Abstract
Ndotja e ajrit nga veprimtaria e njeriut është duke u cilësuar si problem global i cili është duke paraqitur shqetësime në mjedis dhe në shëndetin e njeriut. Ndotja e ajrit si koncept është shumë i gjerë, por ajo mund të kuptohet si lloj i kontaminimit të ajrit i cili shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, duke filluar nga djegia e vazhdueshme e karburanteve fosile për gjenerim të energjisë, qoftë ajo elektrike apo termike, përdorimi i tepruar i insekticideve, pesticideve dhe plehrave në aktivitetet bujqësore e shumë faktorë tjerë nga të cilët kryësori është njeriu me veprimet e tij të pakontrolluara. Në këtë ndotje shqetësuese të ajrit, nga të gjitha sektoret ekonomike, sektori i transportit zë vendin e dytë si kontribuesi më i madh në ndotjen e ajrit.
Për momentin shumica e mjeteve motorike në sektorin e transportit rrugor janë të pajisur me motorë me djegie të brendshme, të cilët bëjnë djegien e karburanteve fosile në mënyrë që të mundësojnë lëvizjen e tyre. Me rritjen e popullësisë globale dhe zhvillimin e sektorëve tjerë, sektori i transportit është duke pësuar po ashtu zhvillime të hovshme, prandaj ndalja e përdorimit të veturave si shpresë për zvogëlimin e sasisë së ndotësve të liruar në ajër nuk do të ishtë zgjidhje ideale për shkak se do ta pengonte zhvillimin këtij sektori. Për këtë arsye duhet zhvilluar një metodë alternative për zhvillimin e këtij transporti, ku njëra nga këto metoda është përdorimi i veturave elektrike në mbështetje të impaktit ekologjik dhe shëndetësor.
Ky punim diplome për përfundimin e nivelit të parë të studimeve (bachelor) ka për qëllim të nxjerrë në pah disa nga problemet lidhur me ndotjen e ajrit, karakteristikat e veturave elektrike, benefitet dhe mangësitë e tyre krahas veturave me djegie të brendshme, si dhe mundësinë e adaptimit të veturave elektrike në Komunën e Prishtinës si rast studimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2509
Recommended Citation
Kamberi, Rron, "PËRDORIMI I VETURAVE ELEKTRIKE NË KOMUNËN E PRISHTINËS NË MBËSHTETJE TË IMPAKTIT EKOLOGJIK" (2020). Theses and Dissertations. 2020.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2020