Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Ky punim përfshin përkufizimin duke i dhënë një kuptim të plotë termit “Shitje”. Ky punim paraqet në mënyrë sa më të detajuar konceptet dhe llojet e shitjeve, ciklin e shitjeve mënyrën se si duhet te shesim produkt, çfarë i bënë shitësit e suksesshëm, përfshin pjesën e marketingut, promovimin e produktit, rolin e marketingut në biznes, këshilla për reklamimin e biznesit, rolet dhe përgjegjësitë e një menaxheri të shitjeve, prodhimi dhe vështirësitë e tij tek Fabrika LIRI, top 3 produktet. Për studimin janë përdorur edhe pyetje kërkimore që fokusohen ne produktet e fabrikës Liri. Për të arritur sukses në ekonomi punët shkojnë zinxhir, prandaj kur marketingu apo reklamimi është i duhur arrihet më lehtë te depërtimi i produktit tek klienti, ashtu siç edhe motoja Klienti është mbret duhet ditur ruajtjen e besimit të klientëve ndër vite.
Një shitje është një transaksion midis dy ose më shumë palëve në të cilën blerësi merr mallra, shërbime ose pasuri të prekshme ose jo materiale në këmbim të parave. Në disa raste, pasuritë e tjera i paguhen një shitësi . Në tregjet financiare, një shitje mund t'i referohet gjithashtu një marrëveshjeje që një blerës dhe shitës bëjnë në lidhje me çmimin e një letre me vlerë. Pavarësisht nga konteksti, një shitje është në thelb një kontratë midis blerësit dhe shitësit të mallit të veçantë ose shërbimit në fjalë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2495
Recommended Citation
Stajki, Qendresa, "ROLI DHE NDIKIMI I PRODUKTEVE VENDORE NË TREGUN E SHITJES RAST STUDIMI KOMPANIA “LIRI” PRIZREN" (2020). Theses and Dissertations. 1976.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1976