Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Energy Efficiency Engineering
First Advisor
Vehbi Sofiu
Language
Albanian
Abstract
Kërkesa ditore për energji nga popullata në të gjithë botën është duke u rritur ndërsa toka në formën e saj nuk mund të ndryshojë ose të paktën i duhen miliona vite për të recikluar burimet e veta konvencionale. Nevoja për energji dhe shërbime të lidhura me të për të kënaqur zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të njeriut, mirëqenien dhe shëndetin po rritet. Fokusimi në burime të ripërtëritshme për të ndihmuar në zbutjen e ndryshimit të klimës është një qasje e shkëlqyeshme që duhet të jetë e qëndrueshme në mënyrë që të plotësojë kërkesën për energji të brezave të ardhshëm. Përkundër këtyre mundësive, ka sfida që pengojnë qëndrueshmërinë e burimeve të ripërtëritshme të energjisë drejt zbutjes së ndryshimit të klimës. Këto sfida përfshijnë dështimet e tregut, mungesën e informacionit, qasjen në lëndët e para për vendosjen e burimeve të ripërtëritshme në të ardhmen dhe gjurmët tona të përditshme të karbonit që i lëmë në natyrë. Studimet sugjerojnë disa masa dhe rekomandime të politikave të cilat kur të merren parasysh do të ndihmojnë në arritjen e qëllimit të energjisë së ripërtëritshme, në atë mënyrë që të zvogëlohen emetimet, të zbuten ndryshimet klimatike dhe të sigurohet një mjedis i pastër, si dhe energji e pastër për të gjithë duke përfshirë edhe gjeneratat e ardhshme.
Kosova po ashtu ka përgjegjësi dhe ndikim në mjedis sado që me territor mund të jetë e përmasave të papërfillshëm në krahasim me globin. Përveç ndikimit në mjedis, nevoja e Kosovës është që të ndërtoj politika të qëndrueshme të zhvillimit të sektorit të energjisë, në mënyrë që mos të rrezikohen brezat e ardhshëm në lidhje me këtë sektor. Sektori i energjisë në Kosovë ka pasur një zhvillim të hovshëm pas vitit 2000. Por, tani pas dy dekadave në Kosovë ka trokitur në derë një etap e re e zhvillimit, në mënyrë që të qëndrohet në hap me trendet e zhvillimit të sektorit të energjisë në glob e posaçërisht në Europë ku edhe shtrihet gjeografikisht Kosova.
Duke u bazuar në të gjitha këto zhvillime globale në fushën e energjisë të cilat prekin edhe Kosovën, qëllimi i këtij punimi është që të paraqes gjendjen aktuale të sektorit të energjisë në Kosovë si dhe potencialin e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2486
Recommended Citation
Spanca, Nezir, "GJENDJA AKTUALE E SISTEMIT ENERGJETIK DHE POTENCIALI I ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHME NË KOSOVË" (2020). Theses and Dissertations. 1984.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1984