Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Second Advisor

Driton Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Popullariteti i zonave rurale dhe sidomos atyre malore (në zona më të thella) si një mundësi për të kaluar pushimet, është rritur në shumicën e vendeve. Pothuajse të gjitha zonat rurale mund të ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit rural, duke pasur shumë shembuj sipas të cilëve shumë zona rurale/malore përmes strategjive të përshtatshme dhe efektive arrijnë që të bëjnë një ndryshim apo zhvillim pozitiv edhe në aspektin socio-ekonomik përveq tjerash. Një nga konceptet që përdoren gjithnjë e më shumë është “fshati turistik”. Qëllimi i fshatit turistik është që të zhvillohet një fshat i qëndrueshëm, që do të sjellë investime, ku qytetarët do të kenë përfitime nga më të ndryshmet. Në këtë punim prezantohen analiza, hulumtime dhe në fund një projekt ideor për zhvillimin e një fshati të vogël turistik në fshatin Brezne të komunës së Dragashit, saktësisht rreth bregut të liqenit të Breznës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2483

Included in

Architecture Commons

Share

COinS