Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Remitencat, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Natyra, madhësia, frekuenca, impakti i remitancave dhe faktorët që ndikojnë në vlerat e tyre, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe politikëbërësve. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë në analizën e faktorëve përcaktues dhe të efekteve të remitancave në rastin e Kosovës, duke u përpjekur të plotësojë sado pak mungesat në këtë fushë kërkimi.
Në vitet e fundit remitancat kanë fituar interes në mesin e kërkuesve, krijuesve të politikave, anëtarë të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar për shkak të rritjes së tyre. Unë vlerësoj masat e politikave për të mbështetur remitancat në mënyrë që të rrisin fluksin e transfereve dhe përdorimin e tyre produktiv për zhvillim dhe zbutjen e varfërisë. Rezultatet nga shqyrtimi sugjerojnë se remitencat janë të dobishme në familje, komunitete dhe nivele kombëtare nëpërmjet krijimit të kapitalit njerëzor, mallrave të investimeve, zbutjen e varfërisë dhe stabilitetin makro-ekonomik. Megjithatë, studime të tjera fajësojnë remitancat për reduktimin e ofertave të punës dhe vendimeve të pjesëmarrjes, mbi konsumimin dhe më pak investime, pabarazisë, inflacionit dhe mungesës së efekteve në rritjen ekonomike.
Literatura e politikave kërkon forcimin e infrastrukturës që mbështet remitancat për të zvogëluar kostot e transaksioneve, formalizimi i flukseve të remitancave, dhe masat për rritjen e përdorimit produktiv të remitancave. Dhe nëse këto politika integrohen mirë në strategjitë më të gjera të zhvillimit kombëtar, nga remitancat mund të përfitojnë familjet e varfëra, komunitetet dhe vendet në zhvillim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2549
Recommended Citation
Canolli, Yllka, "REMITENCAT NE KOSOVE" (2020). Theses and Dissertations. 2036.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2036