Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Gjylie Rexha
Language
Albanian
Abstract
Transmetuesi publik britanik, BBC, vlerësohet media me ndikim te audiencat në nivel ndërkombëtar. Fillimisht BBC është krijuar si media publike për t’i shërbyer audiencës britanike, mirëpo që në vitet e para të funksionimit të saj, BBC është shndërruar në media që synon edhe audiencat në vende të tjera. BBC transmeton program në gjuhë të ndryshme dhe u kushton vëmendje ngjarje dhe proceseve të rëndësishme në nivel global. Raportimi për ngjarjet në Kosovë, historikisht ka qenë në fokus të raportimit të BBC-së. Ky punim diplome përqendrohet në shtjellimin e raportimit të BBC-së për Kosovën në periudhën 2013-2019, konkretisht për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Metoda që përdoret për përgatitjen e këtij punimi është analiza e materialeve që ka përgatitur BBC për këtë temë. Nga arkivat online të BBC-së në gjuhën angleze, mblidhen materiale në formatin tekst, audio dhe video për ngjarjet kryesore në procesin e dialogut. Punimi arrin në konkluzionin se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është vetëm ngjarje e rëndësishme për mediat nacionale të të dyja vendeve apo atyre të rajonit, por tërheq vëmendjen edhe të mediave me ndikim global. Edhe këtë proces, BBC e raporton bazuar në standardet e saj profesionale si media e paanshme dhe objektive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2339
Recommended Citation
Dabinovci, Diora, "Raportimi i BBC-së për dialogun Kosovë-Serbi 2013-2019" (2020). Theses and Dissertations. 1726.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1726