Date of Award

Spring 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Edmond Jajaga

Language

Albanian

Abstract

Sferat e Stream Reasoning dhe Stream Processing, janë sfera të reja dhe ka shumë pak sisteme që përkrahin rezonimin mbi të dhënat rrëke (stream data) si dhe procesimin e tyre. Po ashtu, aktualisht mungon një platformë që mundëson procesimin e cicërimave të Twitter-it në gjuhën shqipe. Duke u bazuar se mungon një sistem i tillë, në këtë temë trajtohet krijimi i një platforme e cila mundëson resonimin dhe procesimin e cicërimave në gjuhën shqipe. Për përpunimin e cicërimave përdoret C-SPARQL. C-SPARQL është një gjuhë e re për pyetësorët e vazhdueshëm mbi rrjedhën e informatave në kohë reale (streams) të formatit RDF. Ku, të dhënat në formatin RDF garantojnë ndërveprim dhe hapë mundësinë për aplikime të ndryshme, varësisht se në cilën fushë është i fokusuar përdoruesi. Ruajtja e të dhënave bëhet në databazë jorelacionale, ndërtimin e RDF modeleve, kombinimin e pyetësorëve të ndërtuar në C-SPARQL si dhe paraqitjen grafike të rezultateve të fituara. Për më shumë, zgjidhja e propozuar suporton përpunimin e cicërimave në kohë reale dhe të atyre historike. Sistemi është validuar me të dhëna reale nga Twitter.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2917

Share

COinS