Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

First Advisor

Skender Bublaku

Language

Albanian

Abstract

Në këtë hulumtim të temës së diplomës është bërë një studim mbi burimet ujore në territorin e Komunës së Lipjanit. Qëllimi i këtij hulumtimi është aspekti studimor i mbrojtjes së burimeve ujore të cilat i ekspozohen ndotësve të mundshëm. Ndotja e ujit është çdo ndryshim në cilësinë e ujit që dëmton njerëzit ose organizmat e tjerë të gjallë, ose e bën ujin të papërshtatshëm për përdorime njerëzore siç janë: pirja, ujitja dhe rekreacioni. Në përgjithësi, në terminologjinë shkencore dhe profesionale bëhet një ndarje e përgjithshme

a) Në bazë të burimeve të ndotjes kemi:

1. Ndotja nga Ujërat e Zeza (Komunale)

2. Ndotja nga shkarkimet industriale të ujit dhe

3. Ndotja nga aktivitetet bujqësore

Një specifikim i gjerë tregon shtatë grupet e ndotësve të specifikuar më poshtë:

• Ujërat e Zeza, kanalizimet

• Agjentët që shkaktojnë sëmundje

• Sedimentet e ujërave (Reshjet)

• Lëndët ushqyese joorganike të bimëve dhe algave

• Përbërësit organikë

• Kimikatet inorganike dhe radioaktive

• Ndotja termike b) Në bazë të vendndodhjes së ndotjes kemi:

1. Ndotja e specifikuar në një pikë

2. Ndotja e Shpërndarë - Jo e specifikuar në një pikë

Në fillim, u studiuan të gjitha burimet e mundshme të ujit në territorin e Lipjanit. Veçanërisht, janë studiuar burimet ujore, të cilat përdoren për ujë të pijshëm. Burimet ujore të cilat përdoren për ujë të pijshëm përfshijnë sistemin e furnizimit me ujë në qytetin Lipjan dhe fshatrat e tjerë të menaxhuar nga sistemi rajonal i ujësjellësit në Prishtinë dhe njësia opërative e Lipjanit. Literatura dhe hulumtimi profesional ekzistues, si dhe studimet në terren të kryera nga hartuesi i kësaj teme kanë qenë metodat e këtij studimi. Një përshkrim i burimeve të ujit në të gjitha drejtimet është bërë për sa i përket: pozicionit gjeografik, bimësisë, habitatit, pronësisë, ndotësve të mundshëm, trafikut dhe rrjedhës së burimit. Pas një studimi të thelluar, përfundimi është bërë për zonat e ruajtjes së ujit në mënyrë shumë shkencore bazuar në norma dhe standarde, si dhe në ligje në fuqi, siç është Ligji Nr. 04L-147 /2013 për Ujërat e Kosovës si dhe Udhëzimin Administrativ për. Kriteret për përcaktimin e zonave sanitare mbrojtëse të burimeve ujore, të Udhëzimit Administrativ 2015 dhe Udhëzimit Administrativ 2017. Janë identifikuar ndotës të mundshëm, llojet dhe natyra e ndotësve etj. Masat mbrojtëse janë propozuar. Në veçanti është studiuar burimi në Vrellë, ku janë prezantuar masa të hollësishme të ndotjes dhe mbrojtjes për zonat e mbrojtjes së ujit. Pas kësaj, u bënë rekomandime që problemet e ndotjes së burimeve të ujit dhe mjedisit në përgjithësi të mos përsëriten në të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2479

Share

COinS