Date of Award

Fall 11-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zaim Gashi

Language

Albanian

Abstract

Hyrja: Gjakderdhja në traktin e poshtëm digjestiv përbën deri në një të tretën e të gjitha hemorragjive të GI dhe është një shkak shumë i shpeshtë i pranimit në spital për shkak të shoqërimit të tij me rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë.

Qëllimi i punimit është të shpjegohet rëndësia e kujdesit infermieror tek pacientët me gjakderdhje të poshtme digjestiv.

Tek shqyrtimi i literaturës janë treguar shkaktarët e gjakderdhjës së poshtme digjestive, është treguar edhe për faktorët e rrezikut, trajtimin, shenjat etj. Dhe më e rëndësishmja është shpjeguar për vlerësimet dhe ndërhyrjet që duhet të i bëj infermierja në rastet me gjakderdhje të poshtme digjestive.

Metodologjia: Studimi ka të bëj me analizimin e rasteve me gjakderdhje të poshtme digjestive, rastet të dhënat e të cilëve janë marrë në Klinikën Interne, në repartin e Gastroenterologjisë në Prishtinë, për një periudhë kohore 6 mujore përkatësisht nga muaji maj deri në tetor 2020.

Rezultatet: Numri i pacientëve sipas patologjisë është më i lartë tek meshkujt me kolit ulçeroz, dhe pastaj me hemorragji digjestive. Prej gjinisë më e prekur është gjinia mashkullore me 80%, ndërsa ajo femërore 20%. Te numri i pacientëve sipas grupmoshës të prekur nga gjakderdhja e poshtme digjestive, shkaktar Koliti Ulçeroz është shumë i paraqitur tek moshat 20 – 60 vjeç , dhe më pak tek moshat 61 – 80 vjeç , si dhe 81 – 90 vjeç.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2663

Included in

Nursing Commons

Share

COinS