Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Elmi Kelmendi

Language

Albanian

Abstract

Korrupsioni ekziston, prej që ekziston njerëzimi, në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Korrupsioni u përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij, pavarësisht shteti a është i zhvilluar a jo, ai është i pranishëm, vetëm se pasojat nga vendi në vend dallojnë, pasi krejt kjo varet nga shteti se sa bënë që ta luftojë këtë dukuri. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtëpërdrejt apo indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është planifikuar për t'u marrë për veten apo për një person tjetër.

Korrupsioni është i pranishëm pothuajse në të gjitha institucionet, duke përfshirë si shërbyes të thjeshtë e deri te pozitat më të larta, apo korrupsioni i nivelit të lartë. Në shoqërinë tonë nuk është diçka e re, ai ka ekzistuar, ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistoj, por qëllimi është se si ta reduktojmë atë. Praktika tregon se edhe në vendet më të zhvilluara në botë, me organe gjyqësore të efektshme, janë të shumta betejat e humbura në përballje me këtë dukuri negative. Ndodhë kështu, sepse korrupsioni ka prirje që të rritet më shpejt, sesa dinamikat e implementuara për ta neutralizuar atë duke zënë rrënjë në trol1in e gjerë të dobësive të njeriut. Ai është i llojllojshëm dhe shërbimet e tij paguhen në të gjitha format e mundshme: në para, me kundër shpërblim të ngjashëm, me dhurata-ryshfete, e të tjera.

Faza tranzitore dhe lufta e fundit në Kosovë, në mungesë të institucioneve shtetërore e pas krijimit të tyre, me mungesën e efikasitetit, me probleme të shumta sociale e ekonomike, ka bërë që korrupsioni të vazhdoj të paraqitet në të gjithë fushat e jetës dhe të bëhet kështu pengesë serioze për zhvillimin e vendit.

Ky punim shtjellon në fillim kuptimin e krimit të organizuar, masat vendore dhe ndërkombëtare që kanë fuqinë ta luftojnë krimin e organizuar dhe kështu duke treguar raportin që ka me korrupsionin. Kapitulli i tretë përfshin analizimin që i’u është bërë korrupsinit, duke treguar për historikun, përkufizimin e tij, situatën aktuale në Kosovë, sigurisht gjithmon duke u referuar në raportet e nxjerrura nga institucionet e Kosovës dhe kështu duke përshkruar kornizën ligjore dhe institucionale që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2475

Included in

Law Commons

Share

COinS