Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Arts (MA)
Department
Art and Digital Media
First Advisor
Gjylie Rexha
Language
Albanian
Abstract
Kosova si shtet i ri e me demokraci në zhvillim, vlerësohet se ka ligje mjaftë të mira dhe në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndonëse problem mbetet zbatimi i brishtë i ligjit. Mbi këtë bazë, punimi trajton aspektin teorik të kornizës ligjore që ndërlidhet me lirinë e shprehjes, punën dhe lirinë e mediave e gazetarëve në Kosovë si dhe zbatimin e saj në mediat kryesore në vend. Për realizimin e punimit është përdorur metoda deskriptive, intervistimi, anketimi dhe krahasimi. Mbështetur në shqyrtimin teorik dhe gjetjet nga puna hulumtuese, punimi arrin në përfundimin se: Kosova e ka mjaftë mirë të zhvilluar dhe të përparuar bazën ligjore, e cila garanton lirinë e shprehjes, të mediave dhe rregullon çështjet kryesore që ndërlidhen me punën dhe lirinë e gazetarëve. Megjithëkëtë, si pasojë e mos zbatimit të ligjit, gazetarët përballen me sfida që ndërlidhen me qasjen në informacione, sigurinë, kushtet e punës, e deri tek censurimi apo vetëcensurimi, që janë fenomene shqetësuese e sfiduese për gazetarët dhe zhvillimin e gazetarisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2802
Recommended Citation
Çuni, Pajtim, "GAZETARËT NDËRMJET LIGJIT DHE ZBATIMIT TË TIJ NË MEDIAT E KOSOVËS" (2021). Theses and Dissertations. 2651.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2651