Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fitim Alidema

Language

Albanian

Abstract

Hyrje- Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit tregon një rritje të përditshme të rasteve dhe këto rritje flasin për një dyfishim të rasteve në dekadat e ardhshme, atëherë në punim jam fokusuar në funksionet e gjirit si dhe anatominë dhe fiziologjinë e tij. Poashtu kam përshkruar patologjitë e gjirit,ndryshimet që ndodhin tek gjinjtë,etiologjia e semundjes etj.Kam përmendur faktorët e rrezikut,faktorët e dyshimt,faktorët e ndryshueshëm,faktorët e pandryshueshëm si dhe faktorët gjenetik. Një ndër rolet kryesore në trajtimin e kancerit të gjirit e luan infermierja.Roli i saj është i pazëvendësushëm. Qëllimi i punimit- Qëllim kryesor kam pasur të tregoj faktorët e rrezikut,faktorët që mund të parandalohen si dhe identifikimin sa më të hershëm të sëmundjes.Rritja e vetdijsimit tek njerëzit luan rol mjaft të madh dhe vetëm me vetdijsim mund të arrihet që të parandalohet sëmundja. Duhet të inkurajojmë stafin shëndetësor për punë personale me pacientët e tyre që të bëjnë diagnostikimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit. Metodologjia- Duke u bazuar në të dhënat që posedon Qendra Kryesore Universitare e Kosovës(QKUK) në Prishinë,studimi në këtë punim është retrospektiv.Pacientët që kanë kërkuar shërbime janë kryesisht të gjinisë femërore.Grup moshat më të prekura që kanë kërkuar ndihmë kanë qenë rreth 35-45 vjeç.Kemi edhe raste me të prekur nga kanceri i gjirit që i përkasin grup moshave dhe profesioneve të ndryshme. Rezultatet- Rezultatet janë të paraqitura në tabela dhe grafikone.Fillimisht në punim kam përshkruar rastet me kancer të gjirit gjatë viteve:2017,2018 dhe 2019.Për secilin vit kam cekur rastet si dhe përqindjet e tyre.Do të shohim se ka diferenca rastesh mes viteve.Tregohet raporti mes meshkujve dhe femrave,ku femrat janë më të atakuara me kancer të gjirit.Poashtu kam paraqitur edhe rastet sipas vendbanimeve,sipas moshave dhe sipas lokalizimit të kancerit të gjirit(djathtas\majtas) Diskutimi- Kanceri I gjirit është një nga problemet më të mprehta të mjekësisë. Çdo vit Shqipëria numëron rreth 350-400 raste të reja çdo vit me kancer të gjirit.Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjeve të grave në moshat 40-55 vjeçare.Thuhet se në vitet në vijim do të dyfishohet dhe trefishohet numri i të prekurve nga kanceri.Në përpjekje të përbashkët,mjekë,infermierë,psikolog dhe punonjës social,do të ndihmonin në përmirësimin e kualitetit të jetës te i sëmuri me kancer,edhe atëherë kur shpresat për shërim humbasin. Përfundimi- Duhet të raportohet në drejtim të përmirësimit të gjendjes në të gjitha sferat që kanë të bëjnë me këtë sëmundje.Si përfundim mendoj se me ndihmën e ministrive përkatëse duhet të fillohet një fushatë më agressive e edukimit shëndetësor.Të edukohen femrat se si bëhet vet-kontrolla e gjirit etj.Karcinoma e gjirit është një problem shëndetsor mjaftë brengosësh për shoqërinë tone.Sa më herët të diagnostikohet sëmundja,lufta kundër kancerit të gjirit bëhet më e lehtë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2872

Share

COinS