Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Arianit Jakupi
Language
Albanian
Abstract
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Metoda kryesore moderne për zbulimin e kancerit të gjirit është mamografia, e cila në mënyrë të besueshme zbulon nga 80% në 96% të tumoreve të gjirit, më të mëdha se10 mmnë diametër. Mamografia kryhet çdo vit si masë profilaktike për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjet. Qëllimi bazë i këtij hulumtimi është analizimi i detajizuar i procedurave të hershme diagnostikuese bashkëkohore në kuadër të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit si dhe qasjeve të reja në kaudër të menaxhimit të kësaj patologjie. Si qëllim dytesor i këtij studimi vleresohet të jetë analizimi i literaturës relevante lidhur me kancerin e gjirit në përgjithesi e në veçanti vetëdijesimin e popullates lidhur me këtë sëmundje kaq të përhapur.
Metodologjia: Ky hulumtim është i natyrës kuantitative. Mostra e hulumtimit është 30 infermiere pranë Spitalit Amerikan në Kosovë. Instrumenti matës është pyetësori, kurse analizimi i të dhënave u bë me pakon SPSS.
Rezultatet:Në bazë të analizimit të detajizuar të të dhënave, mamografia vlerësohet të jetë metoda më e saktë diagnostifikuese e kancerit të gjirit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2665
Recommended Citation
Zulfaj, Albana, "QASJET E REJA NË TRAJTIMIN E KANCERIT TË GJIRIT" (2021). Theses and Dissertations. 2158.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2158