Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zaim Gashi

Language

Albanian

Abstract

Pasi që ulçera gastroduodenale, është një patologji e shpeshtë, fillova të bëjë këtë punim në mënyr që sado pak të fitojmë njohuri mbi këtë patologji dhe njëherit të kontribojmë në parandalimin e kësaj patologjie, sidomos të sëmundjet tjera kronike që kanë si pasojë shfaqjen e ulcerës, të shkaktuar nga përdorimi i medikamenteve.

Ulçera përkufizohet si prishje e intergritetit të mukozë së stomakut apo të duodenit, e cila qonë në defekt lokal ose në formimin e një grope, si pasoj e inflamacionit aktiv. Ulçerat shfaqë në stomak dhe duoden dhe shpeshherë janë me natyrë kronike. Afërsisht deri në 10% e populates është e prekur nga kjo patologji dhe mosha më e atakuar është 55-65 vjeq, dhe zakonishtë është më e shprehur në gjinin mashkullore. Ulçera duodenale është më e shprehur se sa ajo gastrike. Ulçerat duodenale atakohën më shpesh në moshat e vjetra, ndersa ulçera gastrike në moshat më të reja. Incidence e sëmundjes është në rënje e sipër. Prevalenca e gjithë jetës për sëmundje të ulcerës peptike në SHBA shkonë deri në 12% të mashkujt dhe 10 % të femrat. Afërsisht 50% e pacientëve kanë mundësin e ripërseritjes mbrenda 5 viteve. Nga aspekti etiologjik, ekzistojnë disa teori të cilat ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie:

  1. Teoria vaskulare, 2. Teoria neurogjene, ( këto dy teori nuk i kanë rezistuar kohës )
    1. Teoria inflamatore – këtu i jepet rendësi inflamacionit me H.pilori. Në 90 % të të sëmurët me ulcer gastrike haset ky bakter, ndersa në 70% në ata me ulcerë duodenale
    2. Teoria acido-peptike: sipas kësaj teorije kemi prishje të ekuilibrit të faktorëve mbrojtës dhe faktorëve agresiv. 5. Antiinflamatorët jo steroid, 6. Trashigimia, 7. Grupi i gjakut 8. Gastrinoma, 1% të rasteve, vërehet të sindroma Zellinger Allison.

Ulçerat klinikishtë manifestohën me: dhmibje epigastike të forta,djegëje në regjionin epigastrik, hematemez, melen, lodhje, plogështi. Dhimbjet qetësohën pakëz me përdorimin e qumështit.

Diagnsostifikimi i kësaj patologjie bëhet në mënyr endoskopike ku vërehën ndryshimet, metod kjo e artë diagnostike por edhe intervenete.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2474

Included in

Nursing Commons

Share

COinS