Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zaim Gashi

Language

Albanian

Abstract

Punimi është bërë me qëllim studimi, jo vetëm për faktin se është një sëmundje serioze, por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të të sëmuarve për nevojën e diagnostifikimit sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje dhe mbajtjen nën kontroll, pasi që kjo patologji mundë të sjell deri në një perfundim letal. Për aresye të mungesësë së të kuptuarit në kohë të këncerit kolorektal, aktualisht shumica e pacienteve që marrin mjekim janë me kancer të avancuar kolorektal. Çfarë është tumori i zorrës së trashë? Tumori është formacion me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Faktorët rrezikues që ,, favorizojnë ‘’ sëmundjen.

Sëmundjet që shkaktojnë më së shumti kancer kolorektal janë :

  1. Sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve, si p.sh. m. crohn ose colitis ulcerosa
  2. Sëmundjet e caktuara të trashëgueshme p.sh. ,, adenomatoza polipoide familjare,,
  3. Rreth 10 – 15 % të të gjitha szmundjeve kanceroze shpjegohën përmes një predispozite trashëguese.

Edhe kur nuk ekziston ndonjë predispozitë e veçantë për kancer, ekzistojnë edhe disa faktorë që rrisin rrezikun për shfaqjen e kancerit kolorektal siç janë:

  1. Mungesa e lëvizjes
  2. Mbipesha
  3. Ushqimi i pa shëndetshëm ( ushqimi me pakë fibra dhe me shumë yndyrna)
  4. Duhanpirja

Simptomet me të cilat shoqërohën këto sëmundje janë : a. gjaku në feces, b. pengesa në jashtëqitje, c. dhimbje të pa pritura të barkut, d. ndryshimi i shprehive të nevojes fiziologjike. Jashtëqitja e shpeshtë është simptom tipike e kancerit kolorektal. Po ashtu edhe dhimbjet e barkut, humbja e oreksit, humbja e peshes, jashtëqitja me gjakë janë shenja te kancerit kolorektal. Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet me anë të ekzaminimit endoskopik, kolonoskopis. Mjekimi . mvaret se ne cilin stad është sëmundja, kur edhe është bërë diagnostifikimi. Këtu përfshihet: mjekimi kirurgjik, kimioterapeutik dhe radioterapeutik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2365

Included in

Nursing Commons

Share

COinS