Date of Award
Fall 10-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Anita Sadikaj
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Coronavirus (COVID-19) është sëmundje akute infektive e shkaktuar nga virusi Corona i ri. Sëmundja karakterizohet me kontagjiozitet të lartë dhe vdekshmëri relativisht të lartë krahasuar me sëmundjet tjera që përhapen përmes rrugëve respiratore. Mund ti prek njerëzit edhe në aspektin psikologjik. Në këtë kontekst, shumë njerëz përjetojnë reagime stresi, ankthi dhe depresioni. Ndër ta në radhë të parë janë punëtorët shëndetësor të profileve të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre muajve përpos dinamikës së punës dhe rrezikut që u është kanosur, punëtorët shëndetësor kanë qenë të shqetësuar edhe për shëndetin e tyre dhe familjes si dhe ndryshimet në punë.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi është edhe analizimi i paraqitjes të depresionit, ankthit dhe stresit te punëtorët shëndetësor në Klinikën e Infektives në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndërlidhja e tyre me faktorët demografik.
Metodologjia: Hulumtim korrelacional prospektiv me një matje të vetme, i realizuar përmes pyetësorit sipas DASS, në Klinikë Infektive në QKUK. Në punim janë përfshirë mjekët dhe infermierët. Për realizimin e këtij punimi është marrë leja nga Komiteti Etik në kuadër të SHSKUK-së. Për analizimin e të dhënave është përdorur programi statistikorë SPSS.
Rezultatet: Gjithsej kemi pranuar 56 përgjigje nga personeli mjekësor. Prej tyre 41.1% ishin meshkuj (n=23/56), dhe 58.9% ishin femra (n=33/56). Mosha mesatare e personelit ± DS ishte 36.55 ± 11.86 vjeç. Prej 56 të anketuarave, 39.3% (n=22/56) ishin me profesion mjek/e, kurse 60.7% (n=34/56) ishin me profesion infermier/e. Mesatarja e viteve të punës së punëtorëve ± DS ishte 8.07 ± 7.33 vite punë. Prevalenca e stresit (67.9%) dhe prevalenca e ankthit (73.2%) ishin dukshëm më të larta sesa prevalenca e depresionit (51.8%) te personeli shëndetësor i hulumtuar. Kemi gjetur dallime signifikante ndërmjet gjinisë, profesionit, moshës dhe eksperiencës me nivelin e ankthit, depresionit dhe stresit.
Përfundim: Prevalenca e depresionit, stresit dhe ankthit në hulumtimin tonë është më e lartë se në punimet e tjera të raportuara. Ngjashëm me punimet tjera edhe në punimin tonë kemi gjetur korrelacion në mes gjinisë dhe stresit, ankthit dhe depresionit. Gjinia femërore ishte më e prirur për zhvillimin e stresit, ankthit dhe depresionit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2683
Recommended Citation
Lahu, Besart, "Niveli I Depresionit, Stresit Dhe Ankthit Te Punëtorët Shëndetësorë Në Klinikën Infektive Në Qendrën Klinike Universitare Të Kosovës" (2020). Theses and Dissertations. 2181.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2181