Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Jeton Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Diabeti është një gjendje që dëmton aftësinë e trupit për të përpunuar glukozën në gjak, e njohur ndryshe si sheqeri në gjak. Ajo është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglikemia, ose niveli i lartë i sheqerit në gjak, është efekt i përbashkët i diabetit të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës shkakton dëmtime të rënda të një numri të madh sistemesh në trup, sidomos të nervave dhe enëve të gjakut.

Në këtë punim diplome kam zhvilluar hulumtimin me individ, ku kanë marrë pjesë gjithsej 187 anketues, prej tyre 129 të gjinisë femërore, ndërsa 58 të gjinisë mashkullore.

Si instrument për këtë punim është përdorur metoda kuantitative (përmes anketës), dhe rishqyrtim i literaturës (secondary research).

Nga shqyrtimi i literaturës kuptuam se infermierët kanë një rëndësi të lartë gjatë mjekimit dhe trajtimit të diabetit nga pacientët. Gjithashtu vlen të theksohet se niveli i njohurive të të anketuarve ishte shumë i ulët për identifikimin me kohë dhe parandalimin e sëmundjes së diabetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2677

Included in

Nursing Commons

Share

COinS