Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Elmi Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Trafikimi me qënie njerëzore është dukuri relativisht e re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj. Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”.
Ato që merren me prostitucion vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa ata që shtyjnë, mashtrojnë ato vasha të merren me prostitucion, janë kryesisht vendorë. Kosova është vendtransit për femrat e trafikuara mirëpo edhe destinacion për femrat e trafikuara. Prostitucioni tene nuk ndodh publikisht, por, në të shumtën e rasteve është i kamufluar në lokale të ndryshme, si kafene, lokale e klube nate etj, ndërsa sipas Policisë së Kosovës kohëve të fundit po zhvillohet nëpër banesa e shtëpi private.
Trafikimi i femrave e prostitucioni janë, pa dyshim, fyerje dhe shkelje më e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave njerëzore. Luftimi i kësaj dukurie është me interes dhe në interes të të gjithëve. Në Kosovë qytetet si Prishtina, Prizreni, Gjilani, Ferizaji dhe Mitrovica janë qytete shumë “aktive” në organizimin e prostitucionit.
Pjesa më e madhe e viktimave vjen nga vendet e varfëra të ish bllokut socialist. Shumë prej tyre që janë kontrabanduar në Kosovë nuk kanë pasur as idenë më të përafërt se do të detyrohen ta ushtrojnë prostitucionin. Ato janë nisur pas premtimeve se do të gjejnë punë në Kosovë, sigurisht të mashtruara nga prania e madhe ndërkombëtare. Femrat që arrijnë në Kosovë më së shumti rekrutohen: nga Moldavia, Ukraina, Rumania e Bullgaria.
Disa sysh prapa vetes lënë edhe familjet dhe fëmijët e tyre. Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) është e shqetësuar për rritjen e ardhjes së numrit të prostitutave të huaja në Kosovë. Zyrtarë të organizatës se migracionit kanë shprehur gjithashtu frikën se ky trafikim mund të shëndërrohet edhe në bartjen e vajzave nga Kosova për në vende të tjera.
Një studim i ONM-së ka konstatuar se trafikimi i njerëzve, dhe në veçanti i femrave, bazohet kryesisht në gënjeshtra dhe mashtrime për gjoja sigurimin e një jete më të mirë jashtë vendit të lindjes. Sipas një raporti të Policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në këtë vend.
Ndërsa, sipas hulumtimeve të KMDLNJ-së për këtë kategori të dhunës ndaj viktimave del seviktimat janë kryesisht të moshës madhore por ka mjaft edhe të moshës jomadhore. Mosha e tyre sillet prej 14 deri 50 vjet. Gjykatat e vendit thonë se gjendja është alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e Policisë për hulumtimin e këtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre në klube të natës dhe dhuna ndaj tyre janë bërë dukuri e përditshme, fatkeqësisht edhe në Kosovë. Janë ngritur shumë padi penale dhe janë mbajtur gjykime, kundër njerëzve të pandërgjegjshëm që merren me këtë lloj krimi të shëmtuar, por kjo nuk mjafton - thonë Gjykatësit. Kosova është një vend i vogël ku me një punë serioze mund të zbulohet zinxhiri i këtij rrjeti më të shëmtuar të shekullit 21.
Përfundimisht, në bazë të hulumtimeve dhe duke e përcjellë dinamikën e zhvillimit të këtij fenomeni siç janë trafikimi dhe prostitucioni, mendojm se masa më efikase për parandalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni është legalizimi i shtëpive publike. Në këtë mënyrë shteti do të kishte më shumë kontroll dhe në anën tjetër do të zvogëlohej interesimi për një veprim ilegal nëse kjo veprimtari do të mund të legalizohej.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2531
Recommended Citation
Kryeziu, Vesa, "TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE PËR PERIUDHËN 2015-2017" (2020). Theses and Dissertations. 2028.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2028