Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zaim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim është bërë me qëllim studimi, jo vetëm për faktin se është një sëmundje kronike dhe serioze, por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të të sëmuarve për mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundje, pasi që kjo patologji mundë të sjell deri në një perfundim letal për pacientin, karcinomen kolorektale. Kjo është një patologjie nga trakti gastrointestinal. Fjala është për kolitin ulçeroz.
Koliti ulceroz është një sëmundje inflamatore që prek rektumin dhe shtrihet në mënyr proksimale duke prekur pjesë të tjera të tij, disa herë gjithë kolonin.
Shkaktarët mbetën përgjithësisht të panjohur, por supozohet të jenë : infeksioze, alergji ushqimore, ambientale, imunologjike etj.
Nga pikpamja patogjenetike sëmundja zhvillohet me mekanizma imune të kombinuara : humorale dhe qelizore.
Kjo sëmundje manifestohet me inflamacion kronik të zorrës së trashë, që shkakton ulçera në zorrë, e përcjellur me: barkqitje të shpeshta me primesa gjaku dhe sekret të shtuar të zorrëve, dhimbje barku, humbje peshe etj. Sëmundja paraqitët nga moshat e reja deri në ato mosha ma të shtyera ( 15 deri 40 vjec, raste më të rralla edhe mbi këtë moshë).
Punimi është bërë në Klinikën e gastroenterologjis me hepatologji, në SHSKUK.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2519
Recommended Citation
Nazifi, Teuta, "KUJDESI INFERMIEROR TE TË SEMURËT ME KOLIT ULÇEROZ" (2019). Theses and Dissertations. 2010.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2010