Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Megjithëse viteve të fundit ka pasur përpjeke nga shteti për shkolla gjegjësisht në arsim, ende ka shumë gjëra për tu dëshiruar. Përpjeket kanë qenë më të mëdha në infrastrukturën shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është mësimdhënia. Por, edhe këtu ka shumë gjëra ende për tu bërë, kur dihet fakti se në të shumtën e shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 në klasë, duke ndikuar drejtpërdrejt në kualitenin e mësimit. Zhvillimi i qëndrueshëm shkollor është bazament i një shoqërie të shëndoshë. Në këtë kuadër krijimi i kushteve sa më të mira për mësim të nxënësve është parametër i një arsimi cilësor. Shkollat e së ardhmes duhet të synojnë kreativitetin e nxënësve dhe zhvillimin e ideve të vetiniciativës. Mungesa e një shkolle me të gjitha hapësirat e nevojshme është ideja primare që ka udhëhequr këtë hulumtim, duke qenë në përputhje me Planin Urbanistik të Komunës së Gjakovës. Shkolla është projektuar me synime primare, mirëqënien fizike dhe shpirtërore, edukimin dhe arsimimin e duhur për gjeneratat e reja. Ndërtimi i kësaj Shkolle Fillore dhe e Mesme e Ulët në lokacionin e propozuar me të gjitha hapësirat përcjellëse të nevojshme do të i ndihmonte Komunës së Gjakovës dhe qytetarëve të Kosovës për të ndikuar drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm shkollor dhe ndërgjegjësimin për hapësirat e gjelbërta përreth.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.733
Recommended Citation
Nallbani, Blend, "“SHKOLLË FILLORE DHE E MESME E ULËT”" (2019). Theses and Dissertations. 802.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/802