Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Gjylie Rexha
Language
Albanian
Abstract
Radio është njëra nga tri mediat masive të zhvilluara në Kosovë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për dekada me radhë ajo ka qenë media me vlerat e institucionit të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës, bazuar në karakteristikat themelore të saj si media që depërton me lehtësi te audiencat. Zhvillimi i radios kryesore, Radio Prishtinës, është ndërprerë në fillim të viteve të ’90-a të shekullit të kaluar. Pas luftës, nga viti 1999 radio ka vazhduar të jetë media e rëndësishme, edhe pse jo me ndikimin që ka pasur më herët. Në Kosovë, nga viti 1999 ekzistojnë radio publike dhe radio private. Në këtë punim shtjellohet historiku i zhvillimit të radios si media masive dhe kategoritë e radiove që funksionojnë në Kosovë. Nga vëzhgimi dhe analiza krahasuese rezulton se radio, për dekada me radhë, ka arritur të jetë media e rëndësishme dhe me ndikim në peizazhin e mediave masive në Kosovë. Në ditët e sotme, ajo është njëra ndër mediat masive, por zhvillimi i saj ka nisur të ndryshojë, për shkak të zhvillimit të mediave të reja në internet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2517
Recommended Citation
Zeqiri, Shkëndije, "RADIO NË PEIZAZHIN MEDIATIK TË KOSOVËS" (2020). Theses and Dissertations. 2012.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2012