Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Kujtim Elezi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është hartimi i fjalorit, gjuhës dhe mënyrës së shprehjes arkitektonike të stilit të brutalizmit në Kosovë, stil ky që ka filluar të ndërtohet në periudhën e viteve të 1960-ta deri në fund të viteve të 1980-ta. Ky punim përmban vepra të stilit brutalist të ndërtuara në Kosovë, që nuk çmohen si të tilla, analizon ndikimet e arkitekturës dhe problemet kulturore për ruajtjen e arkitekturës. Arkitektura Moderne apo Brutalizmi në ish-Jugosllavi e kështu edhe Kosova si pjesë konstituive e saj ka qenë në fokus të shumë prezantimeve ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë arkitektëve, fotografëve dhe artistëve të huaj dhe duke krijuar diskutime në forma të ndryshme profesionale. Përkundër pranisë së shembujve të rëndësishëm të këtij stili në Kosovë, mungojnë përmbledhjet apo botimet dhe ekspozitat apo format tjera të mediave që përmbledhin shembujt e rëndësishëm të arkitekturës moderne dhe si rezultat i kësaj mungon edhe kultura e mbrojtjes së arkitekturës apo ndërtesave që i japin historinë vendit tonë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2510
Recommended Citation
Toma, Sabina, "BRUTALIZMI NË KOSOVË" (2020). Theses and Dissertations. 2019.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2019