Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Leonora Zogaj

Language

Albanian

Abstract

Malabsorbimi është një sindromë, që i referohet një numri të çrregullimeve në të cilat zorrët e vogla nuk mund të absorbojnë mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe lëngje të caktuara. Sëmundjet më të shpeshta janë celiakia (enteropatia e ndjeshme në gluten) dhe fibroza cistike.

Qëllimi i këtij punimi ishte të përcaktohet numri i rasteve të fëmijëve të hospitalizuar me sindromën e malabsorbimit, në periudhën Tetor 2018- Tetor 2019 në klinikën e pediatrisë në QKUK, të përcaktohet numri i rasteve sipas gjinisë, numri i rasteve sipas grupmoshës, numri i rasteve sipas llojit të malabsorbimit, të vlerësohet roli i infermieres në përkujdesjen ndaj këtyre pacientëve.

Hulumtimi është retrospektiv me komponentin deskriptiv. Të dhënat janë marrë nga protokolet e të sëmurëve të hospitalizuar dhe trajtuar në Kliniken e Pediatrisë- QKUK Prishtinë, në periudhën Tetor 2018- Tetor 2019.

Në këtë studim për gjatë 12 muajve janë marrë 112 fëmijë të sëmurë me sindromën e malabsorbimit, në periudhën kohore Tetor 2018- Tetor 2019, në Klinikën e Pediatrisë, në Repartin e Gastroenterologjisë - QKUK.

Sipas gjinisë dominoi gjinia mashkullore, sa i përket grupmoshës, më e prekura ishte mosha 1 vjeçare, sa i përket llojit të malabsorbimit studimi rezulton me 92 raste të fibrozës cistike, 16 raste me celiaki, dhe 4 raste me intolerancë ndaj laktozës.

Është e rëndësishme të njihni simptomat e sëmundjeve se si ato te fëmija ndikojnë. Kjo do të ndihmojë ekipin e kujdesit shëndetësorë të dijë se si të menaxhoj më mirë këtë diagnozë në mënyrë që fëmiu të përjetoj cilësi më të mirë të jetës.

Fjalët kyçe: sindroma e malabsorbimit, prevalenca, faktorët e rrezikut.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2505

Included in

Nursing Commons

Share

COinS