Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Integrated Design

First Advisor

Ajhan Bajmaku

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka për qëllim fitimin e njohurive të reja rreth temës së përzgjedhur, si shkak që dizajnimi i hapësirës të jetë në bazë të normave që secili objekt kërkon. Njohja e historikut te muzeve, mënyra se si kanë evoluar muzetë nga ato private në institucione moderne, na jep mundësinë që të përjetojmë sadopak atë kohë dhe pse vetëm në mendjet tona. Sot, shumë muze janë ndër vendet më të vizituara në botë. Në mënyrë që të kuptojmë se si ndodhi ky fenomen i rëndësishëm kulturor, është e rëndësishme të kuptojmë origjinën e tij, të hulumtojmë evolucionin e tij dhe të gjurmojmë sesi ka ndryshuar roli i tij me kalimin e kohës. Muzetë luajnë një rol kryesor në ruajtjen e kulturës. Ndërsa këto institucione variojnë në madhësi, misioni i secilit muze sillet rreth shfaqjes dhe kujdesit për koleksionin e tij, i cili shpesh përfshin art, artefakte dhe objekte të tjera. Njohuria është një aspekt themelor i asaj që janë muzetë dhe ato që mund të ofrojnë. Një muze është një burim i njohurive dhe një burim dhe frymëzim për zhvillimin e njohurive. Është njohuria që u jep kuptim objekteve, frymëzon ekspozita dhe krijon lidhje me audiencën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2456

Share

COinS