Date of Award
Fall 10-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Hyrje - duke e ditur se stresi në punë është fenomen global që prek të gjitha profesionet, fokusi i studimit tim është tek stresi në punë në profesionin e infermierisë, profesion i cili është kyç për të ofruar kujdes shëndetësor, dhe një aspekt i rëndësishëm është edhe niveli i stresit që infermierët përjetojnë në punën e tyre.
Qëllimi - i këtij hulumtimi është të identifikoj sa është i pranishëm stresi në punë në mesin e infermierëve në spitalin e Ferizajt. Me rezultatet e këtij studimi synohet që të dimë se cilat janë situatat më stresuese në profesionin e infermierisë, a ndikon stresi i punës edhe në jetën e tyre pas pune dhe si arrijnë ta menaxhojnë stresin në punë, që ofrimi i kujdesit tek pacientët të jetë në nivelet e duhura.
Metodologjia - metoda që është përdorur për realizimin e këtij hulumtimi është me qasje kualitative (cilësore). Instrument për mbledhjen e të dhënave është përdorur pyetësori për matjen e shkallës të zgjeruar të stresit të infermierisë (ENSS-ExpandedNursingStressScale), i cili ka përfshirë të dhënat e përgjithshme dhe pyetje shtesë demografike. Në studimin e realizuar kanë marrë pjesë 30 infermier të punësuar në spitalin e Ferizajt.
Rezultatet - e studimit kanë dhënë përgjigje në pyetjen kërkimore. Duke u bazuar në rezultatet shohim se profesioni i infermierisë llogaritet stresues në shkallën 5, nga 0-10, me përqindjen më të madhe nga përgjigjet (23%), situatat më stresuese rezultatet i tregojnë vdekjen e pacientit gjatë kujdesit dhe ekspozimin e tepërt ndaj infeksioneve dhe dëmtueseve të tjerë (50%), në uljen e nivelit të cilësisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor stresi ndikon mesatarisht (63%), infermierët arrijnë më së miri të menaxhojnë stresin duke bashkëpunuar me kolegët që rezultatet tregojnë (73%), dhe ndonjëherë (76%) stresi i punës i përcjell ata edhe në jetën e përditshme.
Konkluzionet – nga rezultatet e këtij hulumtimit mund të konkludojmë se profesioni i infermierisë është mesatarisht stresues, por bashkëpunimi i mirë mes infermierëve dhe një staf i mirë organizuar do të ulte shkallën e stresit në punë dhe të rritet niveli i cilësisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2721
Recommended Citation
Ugzmajli, Krenare, "Stresi në punë në mesin e infermierëve në spitalin e Ferizajit" (2020). Theses and Dissertations. 2221.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2221