Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shqipe Agushi

Language

Albanian

Abstract

Antibiotikët filluan të përdoren në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar, fillimisht vetëm nëpër spitale për shërimin e sëmundjeve të rrezikshme si: tuberkuloza, inflamacioni i mushkërive dhe meningjiti. Antibiotikët janë substanca të cilat mund të asgjësojnë bakteriet (ndikim bakteriocid) ose të pengojnë rritjen apo zhvillimin e tyre (ndikimi bakteriostatik). Mund të jenë me origjinë natyrore, sintetike ose gjysmësintetike. Ata janë një zgjedhje e mirë për shërimin e infeksioneve bakteriale, por nuk kanë ndikim te viruset dhe funget. Sot më shumë përdoren te mjekësia primare mbrojtëse, kryesisht, kur nuk janë të domosdoshme dhe të nevojshme: për infeksione të lehta, infeksione virale dhe për preventivë.

Qëllimi i këtij hulumtimi është vlerësimi i njohurive të pacientëve në komunën e Prizrenit rreth përdorimit të antibiotikëve. Në këtë hulumtim kuantitativ me metodë descriptive, janë mbledhur të dhëna përmes anketimit të pacientëve, të cilët janë paraqitur për vizita rutinore në kujdesin parësor shëndetësor në QKMF, dhe qendrat tjera të mjekësisë familjare në Prizren.

Si përfundim, pacientët, në përgjithësi, janë në rrezik nga përdorimi i tepruar i antibiotikëve, dhe nga krijimi i rezistencës ndaj antibiotikëve. Në mungesë të informimit të mjaftueshëm, pacientët dështojnë të kenë kontrolle të mjaftueshme rreth marrjes apo përdorimit të duhur të antibiotikëve. Programet e edukimit shkollor dhe edukimi publik mund të shfrytëzohen për të formuar perceptime të sakta në lidhje me përdorimin e antibiotikëve në të gjithë popullatën duke përfshirë edhe fëmijët. Kjo mund të ndihmojë në kontrollin e rezistencës antibiotike dhe ruajtjen e antibiotikëve për gjeneratat e ardhshme.

Fjalët kyçe: Antibiotikët, Informimi, Organizata Botrore e Shëndetsis, Përdorimi, Rezistenca, Medikamente, Pacient, Edukim, Fëmijë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2534

Included in

Nursing Commons

Share

COinS