Date of Award

2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Isa Haxhiu

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Apendiciti akut është urgjenca kirurgjikale më e zakonshme. Diagnostifikimi i hershëm mbetet qëllimi klinik më i rëndësishëm tek personat me apendicit të dyshuar, dhe në shumicën e rasteve, mund të bëhet kryesishtë mbi bazën e anamnezës dhe ekzaminimit fizik. (AJ., 1988). Shkaku i apendicitit akut është i panjohur, por me siguri është shumëfaktorialë; obstruksioni lluminal ,mbyllja e llumenit nga folikuli limfatik, faktorët dietetikë dhe familjarë. Sëmundja e apendicitit, ndeshet gjerësisht në praktiken kirurgjike.Apendiciti është gjendja më e zakonshme abdominale që kirurgu duhet të trajtojë. (D.J.Humes, 2006)

Metodologjia: Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda teorike, që bazohet në mbledhjen dhe trajtimin e literaturës në lidhje me temën që do të trajtohet, studimi retrospektiv që bazohet në të dhënat e e regjistrave statistikorë që do të sigurohen në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit , për rastet me apendicit akut si dhe një studim rasti.

Qëllimi: Qëllimi i këtij studimi eshtë të shqyrtojë manifestimet klinike , laboratorike dhe imazherike te apendicitit akut, tek pacientet mbi moshën 20 vjeçare.

Rezultatet: Rezultatet janë analizuar nga portokollet e të sëmurëve, të operuar nga apendiciti në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Ferizajit, për periudhën 2019 – 2020. Gjatë një viti (2019-2020) 236 pacientë i janë nënshtruar operimit nga apendiciti akut, prej tyre 110 femra dhe 126 meshkuj. Ndërsa 129 pacientë ishin të moshës mbi 20 vjeçare, që dmth. 60 meshkuj dhe 69 femra.

Studim Rasti: Pacientja me inicialet L.K, mosha 21 vjeç , me kushte ekonomike të mira , peshon 50kg , gjatësia 1.59cm me besim fetar musliman dhe me profesion studente, shtrihet në spital me datë 26.10.2020 pasi që pacientja vuante nga apendiciti akut.

Diskutim: Duke u bazuar në komplikimet që mund të shkaktojë apendiciti te gjendja shëndetësore e pacientit, ky punim ka për qëllim të tregojë kujdesin infermieror te pacientët të operuar nga appendiciti, patologjinë e apendicitit, rëndësinë e ndërhyrjes kirurgjikale, trajtimin dhe parandalimin e komplikacioneve.

Konkluzione: Të gjithë pacientët me dhimbje në fosen iliake të djathtë, dyshohen për apendicit akut.

Rekomadime: Rekomadohet këshillimi, edukimi i pacientëve nga personeli infermieror lidhur me procedurat gjatë periudhës së qëndrimit në spital.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2755

Included in

Nursing Commons

Share

COinS