Date of Award

Winter 12-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Ferid Selimi

Language

Albanian

Abstract

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, mënyra se si i mbrojmë të dhënat tona apo privatësinë është vështirësuar. Shqetësimet lidhur me privatësinë në hapësirën kibernetike filluan të bëheshin çështje e debatit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000. Ky shqetësim është ngritur së fundmi edhe në Kosove, ku vërehet një rritje e numrit të personave të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse. Teknologjia tanimë në një formë ose tjetrën e “kontrollon” një pjesë të madhe të jetës tonë, madje sjell edhe probleme të mëdha. Për këtë arsye ky punim synon të trajtojë cenimin e privatësisë përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram në Kosovë”, me fokus të vecantë në ndikimin që ka hapësira kibernetike dhe përdorimi i rrjeteve sociale te të miturit. Për të përpiluar këtë punim është përdorur metoda e përshkrimit, e analizës, dhe e intervistës. Burimet kryesore dytësore që kanë kontribuar në hartimin e këtij punimi janë artikuj shkencorë të ndryshëm, libra dhe lajme të portaleve të botuara në faqe të besueshme dhe reputacionale. Si burim parësor i këtij punimi është përdorur intervista, e cila jep edhe kontributin kryesor në rezultatet e punimit. Si përfundim, ky punim i konsideron rrjetet sociale një thikë me dy presa. Ndërsa paraqet shumë përfitime, ato gjithashtu mund të ndikojnë tek të rinjtë në mënyra jo të shëndetshme. Rrjetet sociale kanë një ndikim të madh në gjendjen mendore të të miturve, të cilët nuk janë në pjekurinë e duhur mendore të klasifikojnë cilat informacione janë të vërteta dhe cilat jo, si dhe të përpunojnë mënyrën se si informacioni ndikon në shëndetin e tyre mendor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2591

Included in

Communication Commons

Share

COinS