Author

Rina Latifi

Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Shtëpia nuk është vendi i vetëm ku ke lindur dhe je rritur; por, përkundrazi, një numër vendesh mund ta plotësojë njëkohësisht ndjenjën e tillë. Andaj, për një student gjithmonë ekzistojnë dy shtëpi, ajo në vendlindje dhe shtëpia afër universitetit, konvikti.

Konceptimi i strehimi të studentëve varet nga modeli konvencional i shtepive të tyre familjare. Sistemi arsimor gjithmonë është përqendruar në zhvillimin dhe shpërndarjen e modeleve efektive të mësimdhënies, prandaj, për të rekrutuar dhe mbajtur studentët në universitete, paraqitet nevoja e rritjes së përshtypjeve të tyre drejt mundësive që ofrohen për strehim.

Mësimi akademik më i rëndësishëm fillon brenda klasës, por, të mësuarit jashtë klasave, veçanërisht në mjediset e banimit dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare është jetike.Banimi afër universiteteve ofron jo vetëm një vend për të fjetur, por edhe mundësi për ngritje personale e arsimore, si dhe socializim mes studentëve. Konviktet në mënyrë figurative janë si qytete të vogla në vetvete, ku studentëve u mundësohet të jetojnë dhe studiojnë në të njëjtën zonë. Duke ofruar mundësi për t’iu përshtatur përvojave e reja të jetesës dhe për t'u shërbyer më mirë nevojave unike të tyre.

Krahas rëndësisë së akomodimit në universitet dhe efektit të vërtetuar në jetën e studentëve, këto vendbanime kryesisht shihen si një strehim i përkohshëm deri në kryerjen e studimeve. Për kundër faktit që studentët kalojnë disa vite të jetës së tyre aty, qëndrimi në konvikte nuk ka të bëjë vetëm më gjetjen e një vend strehimi, por shënon një fazë veçanërisht të rëndësishme të jetës së studentit sepse të jetuarit përcaktohet më shumë se një shtrat dhe të mësuarit më shumë se një tavolinë.

Sot, ne priremi të mendojmë se salla e vendbanimit është një laborator për diversitetin. Shpesh imagjinojmë që konvikti është vendi ku studentët mësojnë se si të shoqërohen me të gjithë llojet e ndryshme të njerëzve. Rrjeti i kolegjit të një studenti mund të çojë në punë pas kolegjit; ai rrjet mund të ofrojë një levë për lëvizjen sociale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2570

Pjesa grafike (1).pdf (2540 kB)
A0.jpg (124833 kB)

Included in

Architecture Commons

Share

COinS