Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Fadil U. Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Tuberkulozi paraqet infeksion me bacilin e tuberkulozit mycobacterium tuberkulosis.Kjo sëmundje në terminologjinë anglosaksone njihet shkurt si TB është sëmundje infektive bakteriale e cila përhapet tutje në gjithë organizmin e njeriut përmes nyjeve limfatike dhe qarkullimit të gjakut.Kjo sëmundje zakonisht prek mushkëritë dhe gjithnjë kur e dëgjojmë fjalën tbc ose si thamë TB menjëherë mendojmë në sëmundje të mushkërive. Për qëllim të hulumtimit kemi pas analizimin e parametrave epidemiologjik të tuberkulozit në Kosovë dhe ebvaluimin e kujdesit infermieror ndaj kësaj sëmundje ngjitëse, trendin dhe incidencën e saj në vitet 2014 dhe 2015. Për material kemi grumbulluar të dhënat nga IKSHPK si dhe nga OBSH. Rezultatet e gjetura janë shqetësuese dhe sfiduese për sistemin tonë shëndetësorë. Prevalenca dhe përhapja e tuberkulozit është ende elartë në Kosovë.Tuberkulozi paraqet problem në vendin tonë sa do që duket se trendi është në renie.Numri i pacintëve në Kosovë gjatë 2015 ka qenë 770 ose 48% deri sa numri më i madh ishte në 2014 me 832 ose 52% raste. Pas analizës së të gjeturave mbi TB në vendin tonë vijmë në përfundimin se vendi respektivisht Institucionet tona kompetente duhet të preokupohen edhe më tej me strategjinë për luftimin e TB. Kujdesi infermieror duhet të vazhdoj të edukohet për tu përballur me TB. Edukimi dhe promovimi shëndetësor kue zë vend të veçantë kujdei infermieror, duhet të vazhdohet me ritëm të theksuar dhe në kontinuitet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.78
Recommended Citation
Laçaj, Herolinda, "KUJDESI INFERMIEROR NDAJ TË SËMURËVE ME TUBERKULOZ" (2019). Theses and Dissertations. 84.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/84