Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim ka për qëllim kryesor fokusimin në temën e “kujtesës kolektive“, çfarë do të thotë kujtesa kolektive dhe cilat janë qasjet kryesore në përdorimin dhe ruajtjen e saj? Cili është roli që luan Arkitektura si disiplinë në gjithë këtë rreth vicioz të kujtesës kolektive, duke shqyrtuar si rast të veçantë studimi transformimet drastike në qytetin e Prishtinës.

Duke kaluar përgjatë një linje të gjatë argumentimi, vëzhgimi dhe hulumtimi mbi situatën aktuale në Prishtinë, si dhe, mbi atë se çfarë kanë thënë të tjerë para nesh mbi “kujtesën kolektive” dhe rëndësinë e saj, do të përpiqem të i’u përgjigjem dy prej pyetjeve kryesore të këtij hulumtimi si dhe do të vërtetojmë hipotezën mbi të cilën është ndërtuar dhe konceptuar ky hulumtim.

Personalisht mendoj që tema e “kujtesës kolektive” është shumë me rëndësi që të hulumtohet dhe studiohet sidomos për shoqërinë tonë kosovare e cila po kalon periudha tranzicioni të një pas njëshme pothuajse në të gjitha sferat e jetës. Për më tepër, mendoj që është thelbësore që të ngrejmë pyetje të cilat nuk kanë ende një përgjigjje, në të kundërtën mund të ndodhë që të mbështesim ose të fshijmë vite të tëra histori të profesionistëve më të mëdhenjë që ka njohur deri më tani ky qytet me justifikimin se “roli i tyre në shoqëri nuk është aspak i nevojshëm, aq më pak i veçantë”. Për të hulumtuar “kujtesën kolektive” dhe ndryshimet drastike që kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës mendoj që duhet të fokusohemi tek shpjegimi “si” dhe “pse”. Për të shpjeguar “si” do të thotë të rindërtosh serinë e ngjarjeve specifike që shpunë nga një pike në tjetrën. Ndërsa të shpjegosh “pse” do të thotë të gjesh lidhje shkakësore që kanë ndikuar tek ndodhja e një serie ngjarjesh specifike që përjashton të gjitha mundësitë e tjera. Me që rast do të prezantohen periudhat e arta dhe vitet e lulezimimit të arkitekturës në Prishtinë, në mënyrë që të kuptohet më mirë gjeneza e Modernizmit në Prishtinë dhe faktorët socio-ekonomikë por dhe politikë që ndikuan në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Prishtinës.Vite dhe arkitekturë kjo e cila në vete ndërthen pjesën më të madhe dhe ndërlidhjen më të jashtëzakonshme me kujtesën kolektive në qytetin e Prishtinës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2562

Included in

Architecture Commons

Share

COinS