Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Lulëzimi i teknologjisë kohëve të fundit ka krijuar epokën digjitale. Rritja shpërthyese në teknologjitë kompjuterëve, të informacionit dhe të teknologjive të tjera digjitale ka një ndikim të madh në mënyrat se si kompanitë i sjellin vlerat te klientët e tyre. Epoka digjitale u ka siguruar specialistëve të marketingut mënyrat të reja ngacmuese për të mësuar rreth klientëve dhe për t`i ndjekur ata, me synime për të krijuar produkte dhe shërbime në përputhje individuale të tyre. Prandaj, ky trend çdo ditë e më shumë po bëhet e domosdoshme për çdo veprimtari. Marketingu digjital i trendit të cilin do ta diskutojmë u mundëson bizneseve dhe organizata që web-faqet e tyre të renditen sa më lartë në makinat e kërkimit duke gjeneruar në këtë mënyrë shumë më shumë trafik në përmbajtjen e web-faqes. Tema që do të analizohet në vazhdim ka të bëjë me Search Engine Optimization, në të cilën do të analizohet kryesisht ndërlidhja e SEO me marketingun digjital. Në këtë hulumtim do të shfrytëzohen kryesisht të dhënat dytësore nga literatura e ndryshme online dhe web-faqet përkatëse. Pjesa e parë do të përfshi informacione të përgjithshme të SEO, dhe ndërlidhja e saj me marketingun digjital. Ndërsa në pjesën tjetër do të paraqesim mënyrën e duhur për të organizuar kampanja SEO në mënyrë që të arrihen rezultate të pritura të shoqëruar me ilustrime sqaruese e statistika përkatëse, dhe ky hulumtim do të përmbyllet me konkluzione të cilat janë arritur si pasojë e analizës së fakteve dhe diskutimeve të ndryshme rreth ndërlidhjes së SEO dhe marketingut digjital.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2899
Recommended Citation
Berisha, Gentiana Sheholli, "SEARCH ENGINE OPTIMIZATION" (2021). Theses and Dissertations. 2667.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2667